#TiranaAutumn2022 konkursi i fotografisë

#TiranaAutumn2022 , konkursi i 25-të sezonal i fotografive në mediat sociale është i hapur. Pjesëmarrësit mund të postojnë fotot e tyre të stinës së vjeshtës 2022 në Tiranë. Konkursi do të zhvillohet nga 1 Shtatori 2022 deri në 30 Nëntori 2022.

Fotot që do të përzgjidhen fituese nga ky konkurs, do të kenë mundësi të shfaqen në ekspozitën 7-ditore të Tirana Photo Festival 2023 si dhe fotot do të futen në konkurrim për çmimet e mëdha të festivalit.

Jeni një biznes që operon në Tiranë?
Ky është një shans i mirë për ju që të promovoni biznesin tuaj përmes konkursit tonë në mediat sociale. Kemi rreth +50 mijë njdekës në Facebook, Instagram dhe Twitter. Produkti ose shërbimet tuaja do të promovohen gjatë tre muajve të konkursit me link në profilin tuaj. Ju mund të jeni pjesë e programit të sponsorizimit përmes ofrimit të një shërbimi / produkti / pakete falas për fituesit ose të paguani një shumë të vogël që varion nga 300-500 Euro në këmbim të shikueshmërisë.

Jeni të interesuar? Hidhni një rresht në adresën contact@visit-tirana.com

Konkurs fotografie nga Tirana #TiranaAutumn2022

Konkurset e mëparshme:
  1. #TiranaAutumn2016-konkurs fotografie
  2. #TiranaSpring2017-konkurs fotografie
  3. #TiranaSummer2017-konkurs fotografie
  4. #TiranaAutumn2017-konkurs fotografie
  5. #TiranaWinter2018-konkurs fotografie
  6. #TiranaSpring2018-konkurs fotografie
  7. #TiranaSummer2018-konkurs fotografie
  8. #TiranaAutumn2018- konkurs fotografie
  9. #TiranaWinter2019- konkurs fotografie
  10. #TiranaSpring2019- konkurs fotografie
  11. #TiranaSummer2019- konkurs fotografie
  12. #TiranaAutumn2019- konkurs fotografie
  13. #TiranaWinter2020- konkurs fotografie
  14. #TiranaSpring2020-Photo Contest
  15. #TiranaSummer2020-Photo Contest
  16. #TiranaAutumn2020-Photo Contest
  17. #TiranaWinter2021-Photo Contest
  18. #TiranaSpring2021-Photo Contest

Rregullat dhe Kushtet

Rregullat dhe kushtet e mëposhtme zbatohen për të gjitha konkurset e fotografive, të organizuara nga VisitTirana.

Në konkurs marin pjesë të gjithë ata që postojnë foto nga Tirana dhe rrethinat e saj në çdo stinë të vitit. Foto shoqërohet me një përshkrim të shkurtër që shpjegon vendin ku është fotografuar si dhe emocione të fotografit. Teksti nuk duhet të jetë më i gjatë se 100 fjalë. Konkurset janë të gjitha free, pra pjesëmarrja është pa pagesë.

Rregullat e pjesëmarrjes

 

  1. Çdo individ si nga Shqipëria por dhe nga çdo vend i botës mund të marrë pjesë.
  2. Fillimisht duhet të na keni bërë follow në Instagram. Profili juaj duhet të jetë publik dhe fotot me hashtag #TiranaWinter2019 , si dhe na bëni tag dhe mention
  3. Fotot duhet të prezantojnë gjithçka nga Tirana, si vende, monumente, objekte, natyrë, ndërtesa, tradita të ndryshme, personazhe etj. Ekipi i VisitTirana rezervon të drejtën për të përjashtuar fotot që kanë përmbajtje të turpshme, të dhunshme, seksiste ose raciste ose që shkelin çdo të drejtë themelore të njeriut. Fotografitë gjithashtu nuk duhet të cënojnë të drejtat e privatësisë së çdo personi, të gjallë ose të vdekur.
  4. Nuk ka kufizime për numrin e fotove që secili pjesëmarrës mund të postojë. Fotografia mund të bëhet me një telefon celular ose kamera ose ndonjë pajisje tjetër. Çdo shpenzim i kryer gjatë bërjes së fotos paguhet nga pjesëmarrësi.
  5. Pjesëmarrja në konkurs është shumë e thjeshtw. Mjaft të postoni foton me tekstin shoqërues në Facebook, në Instagram ose në Twitter, dhe duke shtuar hashtagun e konkursit të shpallur si: #TiranaSpring, #TiranaSummer, #TiranaAutumn #TiranaWinter duke i shtuar vitin nga pas hashtag, p.sh #TiranaSummer2018. Për t'u kualifikuar, postimet duhet të vendosen 'Publike' në mënyrë që ato të jenë të dukshme për t’u pare dhe ndarë nga ekipi i VisitTiranës.
  6. Fotot duhet të postohen në Facebook, Instagram ose Twitter, përpara afatit përfundimtar të shpallur. Postimet e publikuara pas afatit të caktuar nuk do të merren parasysh. Ekipi i VisitTirana nuk mban asnjë përgjegjësi për postimet jashtë afateve, dhe as për fotot që janë zhdukur, fshirv për shkak të problemeve të ndryshme në rrjet ose për ndonjë arsye tjetër.
  7. Fotot duhet t’i përkasin vetëm gjatë sezonit të shpallur. Fotot mund të editohen, t’u shtohen ngjyrat ose të aplikohen filtra, por nuk duhet të manipulohen në mënyrë digjitale në aspektin e përmbajtjes dhe kontekstit.
  8. Duke postuar fotot përmes Instagram, Facebook dhe Twitter, dhe duke përdorur hashtagun e caktuar nga VisitTirana, pjesëmarrësit pranojnë që këto foto mund të përdoren nga ekipi i VisitTirana në postime të ndryshme, gjithnjë duke vendour mbi foto ose në postim emrin e autorit. Pjesëmarrësit ruajnë të drejtën të përdorin fotot e tyre të postuara për konkurset e Visit Tirana, për çfarëdo qëllimi tjetër që ata dëshirojnë.
  9. Ekipi i VisitTirana nuk mban përgjegjësi për asnjë kërkesë ose ankesë ndaj shkeljes së të drejtave të autorit nëse pjesëmarrësi në konkurs ka postuar foto të dikujt tjetër. Përgjegjësia është plotësisht e personit që ka postuar te VisitTirana foton që pretendohet nga palët e treta. Personi gjithashtu duhet të dëmshpërblejë Visit Tiranën për dëmtim imazhi në rast se ka shkaktuar një problem të tillë.

Si zgjidhet fituesi

  1. Fotot më të mira do të zgjidhen në bazë të numrit të votave të marra në postimet, ripostimet, rindarjet, apo retweetet që janë bërë në kanalet e VisitTirana. Numri i votave është përcaktues vetëm në fazën e parë të përzgjedhjes së fotove. Më pas është ekskluziviteti i stafit të VisitTiranës që të shohë një sërë komponentësh tek fotot më të votuara, si: përmbajtja, aktiviteti i promovuar, kreativiteti, destinacioni, atraksioni, etj. Vendimi i ekipit të VisitTiranës do të jetë përfundimtar. Çdo përpjekje e një pjesëmarrësi për të ndikuar në rezultat ose për të prishur garën do të çojë në skualifikim të menjëhershëm.
  2. Në fillim shpallen 10 foto fituese dhe më pas tre fitues ekskluziv. Për 3 fituesit Visit Tirana jep shpërblime modeste të cilat shpallen në fillim të çdo konkursi. Fituesit shpallen deri dy javë pas përfundimit të afatit të konkursit. Nëse fituesi nuk mund të kontaktohet pas disa përpjekjeve, VisitTirana rezervon të drejtën për të zgjedhur një foto tjetër në radhë mes 10 më të mirave.
  3. Ekipi i VisitTiranës rezervon të drejtën për të modifikuar ose anuluar konkursin pa dhënë ndonjë arsye, në varësi të programeve të VisitTiranës.
  4. Fituesit do të jenë krejtësisht përgjegjës për çdo taksë ose pagesë që lidhet me tërheqjen e çmimit.

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies