Visit Tirana shpalli mbrëmjen e së hënës, më 10 Qershor te Reja çmimet e konkursit #TiranaSpring2019. Eventi i ceremonisë u organizua nga DMO Albania.
Nga 1500 foto me hashtag #TiranaSpring2019 të postuara në Instagram nga periudha 1 Mars 2019-31 Maj 2019 fillimisht u përzgjodhën 50 foto të cilat u shfaqën në video gjatë hapjes së ceremonisë. Nga 50 fotot, u zgjodhën 10 foto më të mirat, ku 7 prej tyre u vlerësuan me certifikata mirënjohje dhe 3 me çmime të mëdha fal sponsorave të konkursit.
Ky është konkursi i 10-të i organizuar nga Visit Tirana dhe DMO Albania. Të gjitha këto konkurse kanë si qëllim promovimin e Tiranës si destinacion turistik, ku mund të shijosh gjallërinë e kryeqytetit në çdo stinë, po ashtu dhe turizmin në natyrë, në Dajt, në Shëngjergj, Pëllumbas etj. Prej 3 vitesh Visit Tirana nëpërmjetë këtyre konkurseve fotografike ka inkurajuar dhe vlerësuar me çmime fotografë amator dhe profesionist. Suksesi i këtyre konkurseve janë komuniteti i madh që na rrethon dhe bëhet pjesë e këtyre aktiviteteve të Visit Tirana.
Me mbështetjen e sponosorave të këtij konkursi u vlerësuan 3 fituesit kryesorë si më poshtë:
Çmimi i parë: Eriola Postoli (foto alpinizëm në pranverë në Malin e Fagut). Fituesja e çmimit të parë do të shijojë akomodimin për dy persona në Elite Palace Hotel, ku janë të përfshira hyrja në SPA, sauna dhe jacuzzi.
Çmimi i dytë: Enida Paluka (Muzikanti i rrugës). Fituesja e çmimit të dytë do të shijojë një drekë për dy në restorantin Gambero Gourmet.
Çmimi i tretë: Hysen Xhebexhiu (Perëndimi dielli në rrugën me pemët e gjelbëruara). Hysen Xhebexhiu së bashku me 5 miq të tij fiton një lojë falas PaintBall Zone Mëzez.
7 fotot më të mira të cilat u vlerësuan me certifikata mirënjohje: Adiola Zhupani, Albi Beqiraj, Arjan Carja, Dritan Zaimi, Giti Kolasi, Rozana Xhaferaj dhe Telvisa Hysi.
Shihni në këtë
galerinë e fotove! Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |