Kanadaja - "Oh West Canada!"
Peizazhi i gjerë dhe i bukur natyror i Kanadasë është protagonisti i këtij koleksioni, i cili i kushtohet artit bashkëkohor kanadez.
Koleksioni me 210 vepra arti ilustron një trevë të këtij vendi, që është një kombinim i përkryer i peizazhit të bukur - nga pllajat e gjera, te malet shkëmbore, e oqeani Paqësor - dhe qyteteve befasuese që ngaherë gjenden në pararojë.
Artistët e afirmuar dhe talentet e reja premtuese me frymëzim, teknika, tema dhe stile të ndryshme na shfaqin bashkërisht një vegim bukurie dhe shprese, që nuk ka lëkundje përballë globalizimit të ideve, të rrymave dhe të përfaqësuesve.
Artistët e veprave në foto: Doris A. Charest, Connie Chappel, Helen Utsal, Amber Pena Santos.
Vizitoni të gjithë koleksionet nga "Imago Mundi" në COD.
Orari për vizitorët:
E hënë - e premte: 09:30-14:00 / 17:30-20:30
E shtunë: 17:30-20:30