Punoni me ne!


Shkruani për @VisitTirana, bashkohuni skuadrës tonë!
A njihni shumë mirë Tiranën, apo dini vende interesante në qytet që mund t’i vizitojnë turistët? Ne ju ftojmë të shkruani artikuj për Visit-tirana.com dhe ta ndani me të tjerët! Duke punuar me ne, artikujt tuaj do të lexohen nga qindra vetë që janë të interesuar ose planifikojnë të vizitojnë Tiranën. Na njoftoni nëse jeni të interesuar t’i bashkoheni skuadrës tonë, duke përmendur se për cilat rubrika ju pëlqen të shkruani, gjuhët që shkruani dhe nëse është mundur na dërgoni artikuj që keni shkruajtur online në të shkuarën.


Kërkojmë Agjent Shitjesh
Visit Tirana kërkon të punësoj persona dinamik dhe profesional që t’i bashkohen skuadrës tonë të shitjeve. Do të jetë e thjesht për ju që të kontaktoni bizneset potenciale që të promovojnë ofertat e tyre në faqen më të vizituar për Tiranën. Nëse keni eksperiencë në marketing dhe shtije, mund të na kontaktoni!


Ndiqni eventet që ndodhin në Tiranë?
Nëse jeni një ndjekës aktiv i aktiviteteve kulturore në Tiranë, na njoftoni për secilat aktivitete dhe ne do t’a shpërndajmë që eventi të jetë sa më i suksesshëm. Na dërgoni disa të dhëna për eventin dhe ne do ta promovojmë, ju lutem kontaktoni në((contact(at)visit-tirana.com).).


Jeni fotografë apo Video Editor?
Jeni të mirëpritur të na kontaktoni duke plotësuar formularin e mëposhtëm për të na propozuar fotot apo videot tuaja të Tiranës. Duke na etiketuar në foto në rrjetet tona sociale (Facebook dhe Instagram) fotot tuaja mund të bëhen pjesë e galerisë tonë. (Facebook and Instagram).


Keni një ide dhe doni ta bëni publike?
Nëse mendoni se keni një ide apo propozim interesant dhe doni të bashkëpunoni me ne, kontaktoni me stafin tonë.


@VisitTirana një derë e hapur për të blogerat e rinj të apasionuar pas udhëtimeve