Politika Editoriale e Visit Tirana


Visit-Tirana.com është faqja zyratare e turizmit të Tiranës. Përmbajtja që do të gjeni në këtë website është editoriale. Qëllimi ynë kryesor është të plotësojmë nevojat e vizitorëve të qytetit më pas të partnerëve të turizimit. Në këtë faqe shkruajnë ekspert të komunikimi dhe gazetarë. Tirana ofron shumë gjëra, por ne nuk mbulojmë çdo gjë që ndodh në qytet sepse ne mendojmë se do të ishte e vështirë dhe konfuze për një vizitor. Kështu që, ajo që do të gjeni në këtë faqe është një përzgjedhje e gjërave më të mira dhe më interesante të qytetit. Kjo ndryshon në mënyrë konstante dhe patjetër që është subjektive, por ne mendojmë se jemi njerëzit e duhur për këtë punë. Vendimet i marrim duke u bazuar në vizitat personale që kemi bërë në këto vende dhe i kushtojmë vëmendje edhe vlerësimeve në mediat e tjera si Tripadvisor.com, Lonely Planet etj.


Gjeografia
Ne mbulojmë qytetin e Tiranës por edhe zonat periferike, por me fokus kryesor qytetin.


Aksesi
Ne mbulojmë atraksionet dhe aktivitet që janë të aksesueshme dhe me rëndësi për turistët, për shembull nuk mbulojmë bizneset apo panairet tregtare. Aktivitetet dhe atraksionet duhet të jenë në anglisht që ta kuptojnë vizitorët që nuk flasin shqip.


Tematika e Përmbajtjes
Ne prodhojmë një larmishmëri guidash, dhe ide për udhëtime që vizitorët ta shijojnë sa më shumë e më mirë Tiranën. Ndaj ne shkruajmë edhe për gjëra të vogla dhe vende të çuditshme e interesante, e cila mund të duket e parëndësishme në përgjithësi, por mund të jetë e veçantë në kontekstin e një teme të caktuar.


Evente të mëdha
Ne mbulojmë disa nga eventet e mëdha dhe periodike që janë zonën e fokusit tonë, kalendarin e eventeve do ta gjeni në menun kryesore. Ne nuk mbulojmë të gjitha eventet në qytet. Në vend të kësaj ne i lidhim me faqet e tjera për informacione të mëtejshme. Ne mundohemi të kemi një përmbajtje sa më të përditësuar, por nuk mbajmë përgjegjësi për shembull për oraret e hapjes, tarifat etj. Për të qenë të sigurt ne ju rekomandojmë gjithmonë të vizitoni vetë faqen që të merrni përditësimet e fundit. Nëse keni pyetje në lidhje me politikat tona editoriale ose të dhëna, ju lutem na kontaktoni në contact(at)visit-tirana.com
Përmbajtja jo-editoriale


Reklamat
Ne nuk kemi përmbajtje jo-editoriale në faqen tonë për reklamat, të cilat do të cilat do të jenë të shënuar qartë si të tilla.


Faleminderit,
Stafi i Visit Tirana