Tirana është qytet i madh, por gjithsesi nëse doni të shihni shumë nga ky qytet, më mirë ta eksploroni në këmbë. Ndonjëherë ecja në rrugët dhe rrugicat e qytetit mund t'ju krijojnë një përshtypje më të këndshme të qytetit dhe të zbuloni më shumë nga jeta e vërtetë. Teksa mbërrini në sheshin Skënderbej nuk keni nevojë për guidë, mjaft të vazhdoni rrugën Bulevardi Dëshmorët e Kombit, dhe do të shihni pjesën kryesore turistike, Muzeun, xhaminë, Kullën e Sahatit, ndërtesat qeveritare, Piramidën, Memorialin e Postbllokut, dhe sheshin Nënë Tereza dhe të zbrisni drejt Bllokut, ku është dhe zona më e gjallë dhe rinore e qytetit. Të gjitha vetëm me disa orë në këmbë.
Gjeni info-point për turistët
Nje prej tyre prapa Pallatit të Kultures