Aeroporti Nënë Tereza, 17 km në veri perendim të Tiranës është 30 minuta me makinë nga qendra e qytetit. Për turistët që vijnë në Tiranë për herë të parë, aty ndodhet dhe një qender informacioni për ta, ku cdokush mund të gjejë të dhënat që kërkon, ku të shkojë dhe si. Pranë karuselit të bagazheve, ka dhe bankomate, zyra të këmbimit të parave e gjithcka që i duhet një turisti. Mund të blini sapo të mbërrini një kartë telefoni celular. Për taksi, mund të merrni direkt taksitë zyrtare të aeroportit që të sjellin në qendër të Tiranës, kostoja e shërbimit është 2500 lekë ose 3000 lekë në orët e vona nga 21.00-07.00Am.
Mund të zgjidhni dhe transportin me autobusin e Rinas Express 250 lekë, deri në Sheshin Skëndërbej, që niset cdo orë duke nisur nga 06.00Am deri ne 18.00Pm.