Hotel Prestige

Hotel “Prestige”, 1 km larg qendrës së Tiranës, është i vetmi oaz i gjelbëruar për ju që doni të pushoni pas një dite të lodhshme pune apo udhëtimi të gjatë. Do të kuptoni që i keni shpëtuar rutinës, sapo të lini shkollën “Harry Fultz” në rrugën “Panorama” dhe të gjendeni përpara kompleksit me kuzhinë italiane, piceri dhe beer garden. Llojet e ndryshme të mermerit, parketet e drurit, mobiljet italiane, krijojnë një ambient origjinal luksi në hotel ku ndërthuret klasikja me modernen.

E-mail: contact@visit-tirana.com

Tel: +355 (0) 4 580 0419