Çfarë mund të bësh në Shtator në Tiranë

Shtatori konsiderohet njësoj si një fillim viti, veçanërisht në Tiranë. Kryeqyteti ynë nis të gjallërohet. Njerëzit kthehen nga pushimet, nxënësit nisin shkollën. Duket se bizneset i startojnë gjithë planet e mëdha, projektet dhe investimet këtë muaj. Edhe Qeveria e re nis punën këtë muaj.

Çfarë mund të bësh në Shtator ne Tiranë

Rinisin shfaqjet teatrale, operat dhe gjallërohet gjithë jeta artistike. Është muaji i parë i vjeshtës dhe nis periudha e shirave, megjithatë moti është relativisht I ngrohtë edhe në shtator. Në këtë stinë shëtitjet, ecjet në natyrë janë më të preferuara për t’u clodhur dhe relaksuar.

Ndaj në ju sugjerojmë që duke shëtitur të shihni atraksionet që ofron Tirana. Duke nisur nga Sheshi Skenderbej, Muzeu Kombetar, Shtepia e Gjetheve, Galeria e Arteve, pergjatë Bulevardit kryesor e deri te Sheshi Nënë Tereza i cili eshte dekoruar e ngjyrosur ne pamjen e ‘Sixhades’. 

What to do in September in Tirana

Përsa i përket kulinarisë, Tirana është qyteti më i mirë në Shqipëri, pasi ofron shumë restorante me kuzhine fantastike dhe shume bare për të kaluar disa orë relaksi me koktejlet më të mira.

What to do in September in Tirana

Në mbrëmje ju mund të zgjidhni të qëndroni në Sheshin Skenderbej, ose Rruga pedonale Murat Toptani,  të dëgjoni muzikantët e rrugës dhe të shijoni ndonjë kafe apo birrë  në baret anës rrugës.  Ose mund të ndiqnj eventet kulturore, Operat, teatrot, kinematë që programin e tyre e nisin në Shtator. Mos humbisni koncertin e madh të violinistit të famshëm Shkelzen Doli në 23 Gusht në Sheshin Skënderbej.

Nëse pelqeni aktivitetet outdoor, mund te zgjidhni Parkun e Aventurave në Dajt, që është I ri në qytet. Ose mund të prenotoni një udhëtim me operatorët turistikë në qytet për të vizituar atraksionet jashtë Tiranës, si Shpella e Pellumbasit, Syri i Ciklopit, Liqeni i Bovillës etj. 

What to do in September in Tirana

Mos mungoni në ceremoninë e ndarjes së çmimeve #TiranaSummer që do të zhvillohet në mes të shtatorit. Tre do të jenë fituesit e këtij konkursi, i cili u zhvillua nga 1 korrik deri 31 gusht 2017. 

Editor's choice


Facebook
gif_img

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort