Shqipëria kujton viktimat e regjimit totalitar

Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë të kaluarën. 23 Gushti është dita europiane e kujtimit të viktimave të regjimeve totalitare, nazismit dhe stalinizmit. Një nga këto regjime, ndoshta më të egrit në Europë, konsiderohet regjimi komunist i Enver Hoxhës, që qeverisi Shqipërinë me dorë të hekurt për më shumë se 40 vite.

Ekspozite per komunizmin muzeu kombetar

Kjo ditë u kujtua për herë të parë në Shqipëri, në Tiranë, përmes disa aktiviteteve të mbajtura në Muzeun Kombëtar dhe Shtëpinë e Gjetheve, dy vende ku gjithkush sot mund të shohë objekte, dokumente dhe histori që dëshmojnë për pjesën më të errët të historisë shqiptare

Ekspozite per komunizmin muzeu kombetar

Po çfarë është 23 gushti? Ishte ajo ditë e vitit 1939 kur u firmos një marrëveshje midis Gjermanisë Naziste dhe Bashkimit Sovjetik, e cila hapi rrugën drejt tragjedisë së Luftës së Dytë Botërore dhe pasojave të saj: kampet e përqendrimit, kampet me punë të detyruar, holokaustit, vendet e djegies së trupave, si dhe shumë vite të Luftës së Ftohtë dhe regjimeve të mëtejshme kriminale. Prandaj 23 gushti, ditë kur u nënshkrua paktit Ribbentrop-Molotov, u caktua dhe si “Dita Europiane e Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare”. Më 23 gusht kujtohen të gjithë ata, vdekja e të cilëve ishte pasojë e krimeve të kryera nga nazizmi dhe stalinizmi. 23 gushti sjell kujtimin e miliona personave që u vranë në regjimet totalitare, kryesisht të burgosurve, të kampeve të përqendrimit, kampeve të vdekjes, kampeve me punë të detyruar dhe burgjeve staliniste.

Ekspozite per komunizmin muzeu kombetar

Një ekspozitë u hap në këtë ditë në Muzeun Kombëtar të Tiranës, ku u shfaqën objektet në tre vitrina: dy prej tyre përmbanin sende që i përkisnin viktimave të komunizmit, dhe tjetra viktimave të masakrës nazistë të Borovës në 6 korrik 1943.

E veçantë ishte vitrina me veshjet dhe librat e shkencëtares Sabiha Kasimati, një prej mijëra viktimave të komunizmit, e pushkatuar se preferoi shkencën para parties, me akuzën e stisur se mori pjesë në atentatin me bombë kundra ambasadës sovjetike. Si historia e saj janë me mijëra.

Ekspozite per komunizmin muzeu kombetar

Këto aktivitete synojnë të kujtojnë atë që ka ndodhur në Shqipëri para viteve 90 gjatë regjimit dikatorial, dhe t’ia tregojmë këtë pjesë të historisë brezave të rinj. Disa ish të burgosur politikë sot janë ende gjallë, dhe ata nuk janë shumë të kënaqur me atë që Qeveria Shqiptare ka bërë për të dënuar krimet e komunizmit. Ka disa plane për të ndërtuar një muze të dedikuar në burgun famëkeq të Spacit në Burrel ku dhomat dhe muret flasin vetë për terrorin e asaj kohe. Tashmë është koha për të folur hapur dhe për të deklasifikuar dosjet e komunizmit, siç ka ndodhur në vendet e tjera lindore.

Koha për të mos harruar!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort