Si i shpëtoi Holandezi fotografitë e Shqipërisë Komuniste

“Ana tjetër e komunizmit shqiptar”është një ekspozitë e rrallë, e cila u hap në 17 Gusht 2017 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë dhe tregon jetën e varfër dhe të izoluar të shqiptarëve dhe njerëzve të tjetër që kanë jetuar në vendet lindore komuniste.

Ekspozita ka mbledhur bashkë fotografët e famshëm holandezë, të cilët kanë dokumentuar që të gjithë periudhën para dhe gjatë revolucioneve të ndryshme në vendet e ish Bllokut Lindor. Ata kanë qenë dëshmitarë të momenteve historike, të tilla si krijimi në vitin 1980 i bashkimit polak të tregtisë, Solidariteti, në Gdansk; rënia e Murit të Berlinit dhe Revolucioni në Rumani, në vitin 1989.

Gjithsesi, ata kanë kapur edhe momentet e zakonshme të përditshmërisë. Tërësia e fotove paraqet një pamje të paparashikuar dhe shumëplanëshe të Bllokut Lindor të asaj kohe. Fotografitë analoge bardh e zi, por edhe me ngjyra, mbajnë firmën e fotografit, duke regjistruar mënyrën se si ai ose ajo kanë fotografuar në ato kohë. Kjo ekspozitë bashkon rëndësitë historike të ngjarjeve sipas këndvështrimit të gjerë të foto-gazetarisë hollandeze në vitet 1980 dhe 1990.

Shqipëria komuniste ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar

Por si përfunduan fotografitë e komunizmit shqiptar në duart e këtyre gazetarëve holandezë? Kjo është një histori aq e rrezikshme dhe interesante në të njëjtën kohë. Të gjithë e dinë se Shqipëria ishte vendi më i izoluar në Europë në vitin 1992. Ishte akoma më e vështirë të udhëtoje në Shqipëri se në Korenë e Veriut. E vetmja mënyrë për të vizituar këtë vend ishte të bëheshe pjesë e një grupi turistësh me guidë shqiptare. Në Maj të vitit 1987, një nga këta turistë ishte fotoreporteri Piet den Blanken. Ai e dinte shumë mirë se të vizitoje një vend kaq të izoluar ishte një gjë e rrallë, kështu që ai vendosi të dokumentojë me anë të fotove sa më shumë prej shqipërisë komuniste. Gjatë ditës ai ndoqi programin e guidës shqiptarë, por herët në mëngjes dhe në fund të ditës ai shkëputej nga grupi për të bërë fotografi sa më shumë të mundte. Ai u përpoq të merrte imazhe të vendit tonë, imazhe që nuk u ishin treguar botës. Kjo nuk ishte aspak e lehtë për të. Ai u arrestua nga policia, por ata nuk gjetën film në aparatin e tij, gjetën vetëm një film bosh. E vërteta ishte se ai ja dha të gjitha imazhet e fotografuara grupit të turistëve para se policia të dyshonte tek ai. Johan Janse ishte njeriu i cili fshehu materialet në valixhen e tij dhe negativët e aparatit dolën jashtë vendit. Fal tij ne kemi disa foto të rralla që tregonin jetën e vërtetë të shqipërisë në kohën e komunizmit.

Shqipëria komuniste ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar

Visit Tirana intervistoi Ad Nuis, kuratorin e kësaj ekspozite, holandezi i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes në Tiranë, së bashku me personalitete të tjera. Ai rrëfeu se e kishte njohur dhe takuar Piet den Blanken, fotografin e guximshëm, i cili vazhdon të jetojë në Holandë, por tani kërkon të qëndrojë në hije. Ad Nuis tha se njerëzit e Perëndimit ishin shumë të interesuar të mësonin se çfarë kishte ndodhur në Europën Lindore gjatë Luftës së Ftohtë. Kjo shpjegon arsyen se përse ishin të interesuar për këto dokumentime të vjetra për komunizmin, ndërkohë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për njerëzit që e kanë vuajtur periudhën e komunizmit. Interesi i shqiptarëve për të kaluarën është zgjuar së fundmi. Pas 25 vitesh ajo periudhë e errët është mbyllur ne jemi të lirë të flasim për këtë, të mësojmë se çfarë ka ndodhur dhe këto të vërteta t’ua tregojmë brezave të rinj. Hapja e disa muzeve si “Bunk’Art” dhe “Shtëpia me Gjethe” kanë treguar se shqiptarët nuk kanë më frikë nga e kaluara.

Shqipëria komuniste ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar

Ad Nuis u shpreh se Shqipëria është ndalesa e dytë e kësaj ekspozite, pasi e para ishte në Poloni. Ata do të vazhdojnë të shfaqin ekspozita të tilla me fotografi nga vendet komuniste, për të treguar jetën nën regjimin e diktarorëve gjatë Luftës së Ftohtë.

Kjo ekspozitë kombinon domethënien historike të këtyre ngjarjeve me një shikim më të gjerë të fotoreporterëve holandezë në vitet ’80-’90. Të gjithë fotografët që ishin pjesë e ekspozitës jetojnë ende dhe janë duke trajnuar brezat e rinj fotoreporterësh. Të gjithë të interesuarit do ta kenë mundësi ta shohin këtë ekspozitë të rrallë deri në 30 Gusht.

Shqipëria komuniste ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort