Veprat e rralla në Galerinë Kombëtare të Arteve

Disa nga veprat më të mira të piktorëve dhe skulptorëve të njohur shqiptar u prezantuan këtë muaj në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ekspozita “Vepra të kthyera” qëndroi e hapur nga data 21 Korrik deri në 25 Gusht, ku prezantoheshin koleksione të rralla nga ku 45 piktura dhe 9 skulptura të artistëve të njohur shqiptarë.

Ekspozitë në Tiranë

Këtë të dielë, më 13 Gusht, hyrja ishte falas si një mundësi e mirë për të gjithë njerëzit që dëshirojnë të shohin këto vepra arti të kthyera në Galerinë Kombëtare të Arteve.  Qëllimi i kësaj ekspozite ishte mbledhja e disa veprave që kanë qëndruar për shumë vite në godinat e institucioneve shqiptare. Disa prej veprave u kuruan që të ishin të gatshme për këtë ekspozitë.

Ndryshimet dramatike që u përball Shqipëria pas përmbysjes së komunizmit prekën edhe trashëgiminë e pasur të pikturave dhe veprave të tjera të artistëve shqiptarë.  Shumë prej këtyre veprave u braktisën për vite me radhë nëpër magazina, u dëmtuan dhe u lanë jashtë çdo standarti të ruajtjes dhe mirëmbajtjes, ndërsa shumë të tjera u zhdukën.

Ekspozitë në Tiranë

Ato janë punë të mbi 90 artistëve shqiptar si Vangjush Mio, Abdurrahim Buza, Zef Kolombi, Sadik Kaceli, Angjelin Dodmasej, Zef Shoshi, Guri Madhi, Danish Jukniu, Odise Paskali, Agim Zajmi, Qamil Grezda, Sali Shijaku, Ismail Lulani, Kel Kodheli, Skënder Kamberi, Petro Kokushta, Hasan Nallbani, Agim Faja, Bashkim Ahmeti, Mustafa Arapi, Besim Golemi, Nikolin Ivanaj, etj.

Në fillim të vitit 2014 Galeria Kombëtare e ktheu në prioritet kthimin e këtyre veprave në shtëpi. Përmes një proçesi jo të lehtë arritëm të kthejmë 66 piktura dhe skulptura.Kur shikon këto vepra të lind dëshira për të njohur më shumë historinë e artit shqiptarë, pikturat e qyteteve të vjetra të vendit tonë, shtëpitë karakteristike, veshjet tradicionale si edhe portrete të njerëzve të shquar shqiptarë.

Ekspozitë në Tiranë

Mungesa prej vitesh në ekspozita dhe kthimi i tyre në identitet, na nxiti t’i ekspozojmë gjatë këtij sezoni veror, për publikun shqiptar dhe të huaj. Ekspozita nuk bazohet në një koncept kuratorial, por vlera e tyre artistike kombëtare, kthimi në fondin e GKA, shpëtimi dhe restaurimi, meritojnë të shfaqen për të gjithë ata që e duan artin figurativ shqiptar.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort