Mushkëritë e gjelbra të Tiranës

Në këtë artikull ne duam të tregojmë parqet dhe hapësirat e gjelbra të Tiranës. Për ata që duan të shpëtojnë nga zhurmat e qytetit dhe duan të pushojnë në parqe dhe hapësira të hapura, më poshtë do të gjeni listën tonë.

Parku Kombëtar i Dajtit

Parku Kombëtar i Dajtit është mali më i afërt me qytetin, vetëm 25 km në lindje të Tiranës (1611 metra i lartë). Një udhëtim atje, është një ndër aktivitetet më të preferuara turistike në  Tiranë. Duhen 20 minuta me makinë ose autobus nga qendra e Tiranës deri te stacioni i Teleferikut. Më pas ju merrni Teleferikun për të përjetuar një aventure të mrekullueshme. Gjithashtu ju mund të shkoni në Parkun e Aventurave në Dajt. Parku i Aventurave ndodhet shumë pranë Teleferikut të Dajti Ekspres. Parku ofron një sërë aktivitetesh si: zip line, ecje në urën e litarit të cilat janë për dy kategori për të rritur dhe për fëmijë.

Dajti National Park Tirana

Parku i Madh i Tiranës

Parku i madh është një vend i pashmangshëm për t’u vizituar nga të gjithë, të rinj e të moshuar, kjo edhe për faktin se është lehtësisht i arritshëm me këmbë. Parku pranë liqenit është një nga destinacionet perfekte për t’i shpëtuar zhurmës së qytetit. Qytetarët e Tiranës vijnë këtu më shumë pasditeve për të ecur ose vrapuar, por edhe për një kafe apo bisedë me miqtë. Ndonjëherë parku duket i mbipopulluar, xhiroja e dikurshme në bulevard gjatë diktaturës duket se tashmë është zhvendosur këtu. Përveç ecjes dhe vrapimit, vizitorët mund të marrin këtu një biçikletë personale ose familjare dhe të shijojnë një xhiro rreth liqenit.

Grand Park of Tirana

Parku Rinia

Parku Rinia është parku qendror publik në Tiranë. U ndërtua në 1950 gjatë kohës së komunizmit dhe përfshin 29 hektarë. Dikur ishte vend i këndshëm për familjarët që shëtisnin fëmijët e tyre dhe shpenzonin kohë me familjen. Njihet dhe me emrin Taivan, ndoshta për shkak të kompleksit, që duket si ishull në mes të gjelbërimit . Sot ndërtesa kryesore e parkut është një godinë e bardhë me taracë që ka kafene, restorante, shatërvan dhe lojëra në katin e nëndheshëm.

Dajti National Park Tirana

Fshati Pezë

Peza është një fshat rreth 35 minuta larg qendrës së Tiranës, një vend ideal për të shkuar për një kafe apo drekë në fundjavë për t’i shpëtuar qytetit. Pasi largohesh nga Tirana dhe sapo hyn në rrugën e Pezës syri të zë kodra dhe fusha të mrekullueshme dhe kafshë të fermave. Peza ka një fushë të madhe që shpesh popullohet gjatë festave për piknike familjare. Peza njihet dhe për ushqimin shumë të freskët direkt nga ferma në tryezë. Vizitorët mund të luajnë futboll apo lojëra të tjera, ndërsa fëmijët mund të ngrenë balonat e tyre.

Dajti National Park Tirana

Farkë

Fshati i Farkës është 8 km larg qendrës së Tiranës, emrin  Farkë e ka marrë nga farkëtar si fshati i farkëtarëve. Në zemër të fshatit është dhe një liqen I bukur, që ka të njëjtin emër, Liqeni i Farkës. Ky liqen tashmë është i rrethuar nga nje pedonale shumë moderne, ku njerëzit mund të ecin për kilometra rreth liqenit dhe të shijoni pamjen 360 gradë të tij. Ju mund të uleni dhe të qetësoheni për pak kohë në stolat rreth liqenit dhe të vazhdoni udhëtimin tuaj.  Është një vend ideal për piknik. Gjithë zona është e gjelbër, kështu që ju mund të uleni në bar, dhe të hani një drekë perfekte me familjen. Gjatë fundjavës është një nga zonat më të populluara. Ky vend është shumë afër Tiranës dhe është e lehtë për të shkuar pasi rruga është e mirë.

Grand Park of Tirana

 

Liqeni i Kasharit

Liqeni i Kasharit ose Rezervuari i Kasharit ndodhet vetëm 5 km larg qendrës së Tiranës dhe mund të shkohet me makinë, me biçiklet ose me autobusë deri në qendrën e Kasharit. Zona përreth Kasharit është shumë e bukur me peisazh fantastik, ku shtëpitë me çatit e kuqe ndodhen rrëz kodrës. Liqeni i Kasharit dhe zona rreth tij është shpallur si Parku i Tretë i Tiranës nga Bashkia e Kryeqytetit. Vitin e kaluar janë mbjellë 500 pemë rreth liqenit, për ta bërë më atraktiv, duke rritur zonën me hapësirë të gjelbër për publikun dhe duke rregulluar cilësinë e ajrit.

Liqeni i Kasharit është një destinacion perfekt për një fundjavë me familjen ose shoqërinë, ku mund të shijoni një piknik pranë liqenit dhe në ajër të pastër larg zhurmave të kryeqytetit. Gjithashtu është një mundësi e mirë për të mësuar dhe parë jetën në fshat.

Ne ju rekomandojmë që të shkoni me biçiklet pasi në këtë mënyrë do të keni mundësi të shijoni më mirë panoramën e fshtrave.

Dajti National Park Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort