Bum vizitorësh në muzetë e Tiranës

Shifrat e këtij viti kanë treguar një numër të lartë vizitorësh të huaj në Tiranë. Tirana vërtetë nuk ka plazhin por  turistët nuk kanë reshtur, interesantja është se muajt e verës ka patur një bum vizitorësh të interesuar për artin, kulturën dhe historinë e shqipërisë. Turizmi kulturor është një ndër të preferuarit për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë për herë të parë.

Turiste ne Tirane

Vizita e parë sigurisht që është sheshi Skënderbej, më pas ata shkojnë në muzetë e qytetit.

Sipas statistikave të fundit, Muzeu Historik Kombëtar, muzeu më i madh në Shqipëri gjatë tre muajve të fundit ka patur rreth 6400 vizitorë. E njëjta shifër është regjistruar dhe në Galerinë Kombëtare të Arteve, e cila ndodhet pranë qendrës së qytetit. Pra, në fund të Korrikut numri i vizotrëve në Galerinë Kombëtare është 6650, ku 70% e vizitorëve janë të huaj.

Galeria Kombetare e Arteve Tirane

Muzeu i ri që i është shtuar Tiranës, “Shtëpia me Gjethe” është hapur para 2 muajsh, ka patur një tërheqje të madhe vizitorësh. Më shumë se 3200 vizitorë kanë qenë në këtë muze, gjysma vizitorë të huaj dhe gjysma shqiptarë.

Vera nuk ka mbaruar ende dhe pritet që shifrat e vizitorëve që vijnë në Tiranë dhe Shqipëri të rriten.

Muzeu Historik Kombetar

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort