Çfarë të bëni në Gusht në Tiranë

Gushti është një nga muajt më të qetë në Tiranë. Temperaturat e larta bëjnë që qytetarët e Tiranës të shfrytëzojnë pishinat që ndodhen në periferi të Tiranës ose fundjavave të shkojnë në Durrës ose plazhe të tjera.  

Skanderbeg square in tirana

Edhe në media është një situatë më e qetë dhe jo e mbushur me programacione, për shkak se edhe politikanët janë me pushime dhe shumica e emisioneve nw Shqipwri janw politike.

Por s’mund të themi të njëjtën gjë për turistët. Fluksi i turistëve vazhdon të jetë i pranishëm edhe në muajin Gusht, pavarësisht se shkojnë për të pushuar në vendet bregdetare, ata kalojnë të paktën një natë në Tiranë. Dhe për  vizitorët e huaj ne kemi disa rekomandime se çfarë të bëjnë në Gusht:

Nuk duhet humbur një shëtitje  në sheshin Skënderbej, një vizitë në Muzeun Kombëtar dhe atraksioneve të tjera përgjatë sheshit .

Nëse jeni të interesuar për periudhën e hidhur të komunizmit në Shqipëri ne ju rekomandojmë të vizitoni dhe dy muzetë pranë qendrës së qytetit, Muzeu “Shtëpia me Gjethe” dhe Bunkart 2.

Mozaiku i Tiranës edhe pse jo shumë i vizituar për shkak të vendodhjes së tij ja vlen të vizitohet për origjinnën e tij të lashtë. Mozaiku është objekti i parë i gjendur në Tiranë, është një vilë e periudhës romake të shekullit të tretë. Mozaiku ndodhet në lagjen mes rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit, në bllokun e ambasadave.

Para se të uleni për drekë ne ju sugjerojmë të shkoni në barin rrotullues në Sky Tower, për të shijuar pijen tuaj të preferuar me pamjen fantastike nga Tirana. Ose mund të ndaloni të provoni disa nga ëmbëlsirat dhe akulloret më të shijshme në Sky Sweet në zonën e Bllokut.

There are some other museums close to the center, such as Museum of Leaves showing the bitter past of Communism history.

Tirana është e mbushur plot me restaurante, por ne ju rekomandojmë  të shkoni në restoranti “Il Gushto”, i cili ndodhet fare pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” pas kullave binjake. Il Gusto ofron gatime të shijshme tradicionale dhe mesdhetare. Gatime jo vetëm të shijshme por edhe të servirura me delikatesë.

Për ju që kërkoni të freskoheni në pishina, pishina e hotel Rogner është perfekte për shkak të vendodhjes pranë bulevardit kryesor të Tiranës. Pishina e vendosur mes gjelbërimit të kopshtit të madh në hotelit do t’ju bëj të harroni se ndodheni në Tiranën e zhurmshme.

Një pasdite në Tiranë nuk mund të quhet nëse nuk bëni një shtëtitje nga Parku i Madh i liqenit Artificial të Tiranës, pas shitjes mund të uleni të pini diçka në baret që ndodhen në park ose mund të shkoni në Bllok.

Best bars in tirana city

 Për ata që duan aventurën në natyrë, një udhëtim në Malin e Dajtit është i domosdoshëm, atje mund të bëni një sërë aktivitesh, së fundmi është  hapur dhe Parku i Aventurave. Ju mund të na kontaktoni për të organizuar një udhëtim jashtë Tirane, me partënerët tanë, të cilët organizojnë udhëtime në Shpellën e Pëllumbasit, Syrin e Cikllopit, Liqeni i Kasharit etj.

 

Dajti Adventure Park

Nëse doni plazhin, qyteti i Durrësit dhe deti Adriatik është vetëm 30 minuta udhëtim larg nga Tirana. Ju mund të kombinoni turizmin kulturor në Tiranaë dhe me plazhin në Durrës.

 

Swimming pools in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort