Teatri në Parkun e Madh të Tiranës do restaurohet

Amfiteatri i Tiranës, i cili ndodhet në Parkun e Madh të liqenit Artificial shumë shpejt do të restaurohet dhe për afro 3 –muajsh do të jetë gati me pamjen e tij të dikurshme. Gjatë dy viteve të fundit amfiteari i njohur ndryshe edhe si teatri veror u kthye në një zonë mjaft të frenkuetuar fal aktiviteteve që Bashkia e Tiranës ka organizuar.

Amfiteatri i Tiranës është ndërtuar në vitin 1973 i projektuar nga inxhinieri Temo Vito, në atë kohë u kthye një vend shumë i njohur për banorët e Tiranës dhe artistët e vendit. Por, në vitet pas shembjes së komunizmit amfiteatri u venit po ashtu dhe disa nga strukturat e tij filluan të shkatërroheshin.


Tirana Amphitheater

Agjencia e Parqeve dhe Reakreacionit e Bashkisë Tiranë i ktheu gjallërinë dhe atmosferë kësaj zone të “braktisur” me organizimin e koncerteve, festivale, shfaqjeve të cirkut dhe teatrale. Interesi i banorëve u rrit për shkak të këtyre aktiviteteve dhe çdo event tërhiqte familje dhe të rinj. Sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula ishte një mbështetëse e madhe e idesë së rinovimit të amfiteatrit. Ajo u shpreh se e sheh këtë si një mundësi për Tiranën që të transmetojë vlerat e artit shqiptar.

Tirana Amphitheater

Zona e Parkut të Madh është një nga më të frekuentuerat në qytet jo vetëm nga qytetarët e Tiranës por edhe nga vizitorët e huaj, tashmë pas këtij rinovimi amfiteatri do t’i kthehet identiteti i tij dhe do të jetë akoma më tërheqës.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort