Parku i Aventurave në Dajt, atraksioni më i ri në Tiranë

Parku i Aventurave në Dajt, parku i vetëm në Shqipëri u inagurua sot, 27 Korrik. Parku ndodhet në një hapësirë të gjelbër të Malit të Dajtit, vetëm pak minuta larg teleferikut të Dajti Ekspres. Shumë të rinj nga Tirana i bashkuan kësaj ceremonie, e cila u përshendet dhe nga kryetari i bashkisë, Z. Veliaj.

Dajti Adventure Park

Atraksioni më i ri në qytet pritet të sjellë më shumë vizitorë, veçanërisht adhurues të aventurave në natyrë.  Parku është një investim privat mes një kompanive Italiane dhe Shqiptare. Të frymëzuar nga mundësitë për argëtim në natyrë që të ofron parku i Dajtit, konsiderohet si një investim mjaft i mirë për shkak se është i pari që ndërtohet në Shqipëri. Aktivitetet si ‘zip lining’ (zvarritje me zinxhirë) dhe ura me litarë konsiderohen si nivel i moderuar dhe janë të ndara për të rritur dhe fëmijë.

Dajti Adventure Park

Teleferiku i Dajtit mbetet një  nga atraksionet më të preferuara në Tiranë, për shkak të pamjeve spektakolare që të ofron shëtitja me teleferik deri në malin e Dajtit. Teleferiku ndodhet 20 minuta larg qëndrës së qytetit, udhëtimi me teleferik zgjat 15 minuta nga ku mund të shijoni pamjen e të gjithë qytetit të Tiranës.

Dajti Adventure Park

Udhëtimi në malin e Dajtit tashmë nuk mund të quhet i plotë nëse nuk vizitoni dhe parkun e aventurave për disa orë dhe më pas mund të shijoni një drekë me gatime fantastike në një nga restorantet tradicionale aty pranë.

Dajti Adventure Park

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort