Bashkia e Tiranës prezanton suveniret e reja

Dy muaj më parë Bashkia e Tiranës shpalli konkursin “Vizato Tiranën”, konkurs në të cilin morën pjesë më shumë se 40 artistë, të cilët prezantuan punimet e tyre. 4 ishin punimet fituese, të cilat u shpallën në datë 21 Korrik nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Tirana Souvenirs

Këto suvenire prezantojnë aspekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore të Tiranës, atraksione dhe monumente të njohura të qytetit dhe disa bluza të printuara me shprehje frazeologjike shqiptare.

Një nga produketet e veçanta ishte dhe një shishe e dizajnuar me një valltare tradicionale Tiranase.

Tirana Souvenirs

Përveç suvenireve artizanale të cilat përfaqësojnë traditën e kryeqytetit, janë edhe produktet krejtësisht innovative, të cilat shpalosin Tiranën moderne me elemente që arrijnë të mbërthejnë thelbin e të jetuarit në Tiranën bashkëkohore duke u kthyer në simbol të identitet të saj. Një sferë druri ose plastike e cila gjatë lëvizjes së saj shfaq imazhe të ndryshme të qytetit të Tiranës dhe të monumenteve kryesore është një nga punimet që pritet të tërheqë mjaft turistët.

Tirana Souvenirs

Një ndër punimet ishin dhe bluzat e stampuara  që janë mjaft të preferuara nga turistët, modelet që u prezantuan mbanin figurat më të rëndësishme të kombit tonë, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, etj.  Mjaft tërheqëse ishin dhe bluzat me shprehje frazeologjike shqiptare. Tirana çdo ditë po identifikon vlerat e saj dhe po promovohet si një nga destinacionet e reja në Europë.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort