Ish-i përndjekuri politik, shembull frymëzimi

Çfarë mund të bëj një 90-vjeçar me paratë e kursyera? Në Tiranë kemi parë një shembull të rrallë frymëzimi, një 90-vjeçar, i cili ka përdorur paratë e tij për të rikonstruksion dhe lyerje të pallatit ku jeton. Historia e tij nuk është një mision bamirësie, gjë të cilën e dëgjojmë shumë shpesh të kryhet nga njerëzit e moshuar dhe me ardhura të larta. Por historia e Thanas Dhespos është krejt e veçantë.

Thanas Dhespo former political prisoner

Thanas Dhespo, një ish- i përndjekur politik, i cili ka kryer 16 vite burg gjatë kohës së komunizmit. Në atë kohë mund të përfundoje në burg për një fjalë të thënë kundër sistemit. Thanasi, ishte një nga fatkeqët e atij regjimi.

Pas përmbysjes së regjimit, qeveria demokratike vendosi të kompensojë të gjithë ish-të burgosurit politikë për çdo vit që kanë kaluar në burg. Disa prej tyre i kanë marrë të gjitha paratë e dëmshpërblimit, ndërsa disa të tjerë janë akoma duke i marrë pak nga pak çdo vit.

Thanas Dhespo former political prisoner

Thanas Dhespo i mori paratë e dëmshpërblimit, por nuk i shpenzoi ato për një shtëpi, familjen e tij, pushime apo pasion. Bashkë me gruan e tij vendosën që të bëjnë diçka për komunitetin e tij. Ideja e para ishte të restauronin ndërtesën ku jetonin, të lyenin të gjithë fasadën e apartamentit, të rregullonin shkallët dhe të pastronin ambientin përreth pallatit.

Mesazhi i tij shkon për të gjithë qytetarët e Tiranës: “Duhet të sillemi në mënyrë të civilizuar, jo vetëm brenda për brenda shtëpisë sonë, por edhe jashtë saj. Duhet të ndjekim hapat e gjysheve tona, të cilat mbillnin lule përreth shtëpive dhe kujdeseshin për të mbajtur ambientin pastër. 

Kryetari i Bashkisë Tiranë nderoi Thanasin me Medaljen e Mirënjohjes për kontributin e tij ndaj qytetit.  Z. Veliaj falenderoi të moshuarin për shembullin që jep për të gjithë qytetarët.

 

Thanas Dhespo former political prisoner

Tirana tani ka një tjetër ndërtes shumëngjyrëshe fal parave të një ish- burgosuri politik. Tani mbetet në dorë të fqinjëve dhe brezave të rinj për ta mbajtur të pastër dhe të bukur zonën e tyre. Thanas Dhespo është një model frymëzimi për qytetin e Tiranës.

Thanas Dhespo former political prisoner

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort