Skoda, simbol i rrëzimit të mureve të Ambasadave

Shqiptarët nuk kanë më frikë të flasin për periudhën e errët të komunizmit. Brezat e rinj shqiptar po ashtu edhe të huajit duhet të dinë se çfarë ka ndodhur para 25-50 viteve në Shqipëri. Një moment historik që solli dritë shprese për shqiptarët ishte dyndja e më shumë se 3000 shqiptarëve në ambasadat e huaja në Tiranë në Korrik të vitit 1990. Ai ishte hapi i parë drejt shembjes së diktaturës në Shqipëri.

Wall Memorial in Tirana

8 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, ky lajm mbërriti dhe në shqipërinë e izoluar. Disa të rinj nga Tirana ishin të parët që kuptuan se diçka duhet të ndryshoj dhe në shqipëri dhe se muret e regjimit diktatorial duheshin rrëzuar.

Ylli Bodinaku, ishte guximtari, i cili vendosi të futej në ambasadën gjermane me skodën e tij. Me gruan dhe dy fëmijët, njëri prej të cilëve ishte vetëm 2-muajsh. Ai  drejtoi skodën e tij në pjesën e pasme të murit gjigand të ambasadës Gjermane ne 2 Korrik të vitit 1990. Muri u shkatërrua, edhe pse copat e gurëve u shpërndanë rreth e qark, madje edhe brenda skodës, ai ia doli të futej brenda në ambasadë së bashku me familjen e tij.

Skoda e tij krijoji një ‘portë’ për 36 persona të cilët u futën fal asaj skode në ambasadën gjermane dhe më shumë se 3000 të tjerë ndoqën shembullin e tyre dhe u hodhën nëpër ambasadat e tjera në atë zonë. Ish-Ministri i Jashtëm Gjerman, Hans Dietrich Genscher, e quajti hero në atë kohë Bodinakun.

Wall Memorial in Tirana

Regjimi reagoi ashpër duke e fortifikuar zonën përreth ambasadave duke mos i lejuar as familjarët e njerëzve që punonin në ambasadë të takoheshin me njëri-tjetrin. Regjimi i quajti këta njerëz vandal dhe filluan propagandën në të gjithë vendin kundër këtyre lëvizjeve.

Disa prindër i refuzuan fëmijët e tyre për hir të sigurisë se jetës në regjim. Ndërkohë Perëndimi vendosi të pajiste me pashaporta të gjithë njerëzit që arritën të futeshin në ambasada. Pas 10 ditësh, të gjithë njerëzit që kapërcyen muret arritën të largoheshin në vendet që kishin kërkuar në ambasada. Regjimi e përforcoi sigurinë në të gjithë kufijtë e vendit dhe ambasada, por revolucioni i vërtetë shpërtheu muaj më vonë në Dhjetor të 1990 me revoltën e studentëve, të cilët rrëzuan statujën e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Më pas ndryshimet demokratike pasuan me krijimin e dy partive dhe zgjedhjet e para demokratike.

Z.Ylli Bodinaku  e ka treguar disa herë historinë e tij në media, por ai vend nuk ka patur memorial deri më tani.

Wall Memorial in Tirana

Në 3 Korrik 2017, arikitektët Gjergj Islami dhe artisti Eljan Tanini zbuluan instalacionin në murin e Ambasadës Gjermane në Tiranë.  Tre artistët e ftuan Ylli Bodinakun për të punuar në këtë projekt dhe të krijonin skodën në të njëjtën formë që kishte kur u fut në ambasadë. E njëjta skodë “Liaz” më të njëjtën ngjyrë dhe në të njëjtin pozicion ishte vendosur pranë Ambasadës Gjermane. Skoda është vendosur me pamje nga rruga dhe jo nga muri, për të treguar që misioni është përmbushur. Tashmë ky memorial shërben për të treguar historinë brezave të rinj. Pranë memorialit është vendosur pllakata me informacione për historinë.

 Ky memorial është pjesë e një projekti të madh të quajtur “Muri”, i cili pritet të realizohet rreth murit të bllokut të ambasadave, për te rikujtuar historitë tragjike të të njëjtit episodë. Turistët janë të mirëpritur të vizitojnë dhe të mësojnë më shumë për historinë e trazuar të shqiptarëve gjatë viteve 90’.

Wall Memorial in Tirana

Është tashmë një fakt që turizmi i errët dhe historia unike e shqiptarëve gjatë periudhës së komunizmit po tërheq shumë turistë më shumë se historia moderne. Ne kemi ende shumë për t’i treguar botës se çfarë ka ndodhur në shqipëri gjatë kohës së izolimit.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort