Kthimi i bunkerëve në qendra artistike

Shqiptarët janë njerëz optimist, edhe pse vijnë nga një e kaluar e errët si periudha e komunizmit para një çerek shekulli. Bunkerët të shpërndarë në të gjithë territorin e shqipërisë, janë objektet që na kujtojnë kohën e komunizmit. Por çfarë mund të bëhet me bunkerët? T’i transformojmë në hapësira kreative? Disa studentë kanë krijuar një projekt për t’i kthyer bunkerët në Tiranë, në qendra dhe hapësira për aktivitete kulturore. Ky është një projekt gjermano-shqiptar, i cili ka si qëllim të pikturojnë dhe rimodelojnë bunkerët duke filluar me disa bunker që ndodhen në një kodër të Tiranës.

Remodeling the Albanian bunkers ruin into a cultural space

Projekti Truffpunkt Bunker

Ky është një projekt krijuar nga studentët: Babeta Ymeri, Ivo Krug, Peri Bausch, Friederike Humpert, Niklas Krekeler dhe Fritz Tudyka të cilët studiojnë në Freie Universität Berlin, Gjermani. Projekti është zhvilluar në bashkëpunim me Tirana Ekspres dhe me partnerë të tjerë si Ostblick e.V. dhe shoqata gjermano-shqiptare “Deutsch-Albanische Freundschaftsgesellschaft”.  Babeta Ymeri, shqiptarja që studion në Berlin, i lindi ideja të transformonte bunkerët e vendlindjes së saj në qendra të reja kulturore. Grupi i saj e mbështeti idenë dhe vendosën të vijnë në Tiranë dhe të zhvillojnë projektin. Grupi qëndroi rreth një javë në një nga kodrat e Tiranës, në zonën e njohur si Lapidari, një ish zonë ushtarake dhe aty punuan me artistë shqiptarë për transformimin e bunkerëve dhe zonës përreth në një vend fantastik.

Remodeling the Albanian bunkers ruin into a cultural space

Zona ish-ushtarake e braktisur prej më shumë se 20 vjetësh të ofron një pamje spektakolare të maleve shqiptare pranë Tiranës dhe është një zonë e mirë ku mund të përdoret për aktivitete kulturore dhe artistike.  Tre bunkerë u pikturuan dhe në dy bunkerët e mëdhenj artistët përdorën artin e grafitit. Zona përballë bunkerëve u sistemua si një kopsht me stola druri, lule dhe një rrugicë përmes. Ashtu siç Babeta rrëfen, qëllimi i tyre është rimodelimi i bunkerëve dhe zonës përreth për ta përdorur si një zonë tërheqese dhe funksionale. Ata filluan me bunkerët në një kodër të Tiranës, por ata mendojnë nëse ky projekt do të ketë sukses, do të bëjnë të njëjtën gjë me bunkerët e tjerë.

Remodeling the Albanian bunkers ruin into a cultural space

Historia e bunkerëve në Shqipëri

Bunkerët në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë kanë tërhequr gjithmonë vëmendje tek të huajt për historinë që mbartin. Në vitet 70-80 shteti shqiptar nën udhëheqjen e diktarorit Enver Hoxha ndërtoi afërsisht rreth 700.000 bunkerë, një për katër banorë. Shqipëria ishte një shtet i izoluar dhe e konsideronte veten si i vetmi shtet marksist-leninist. Ndërtimi i bunkerëve mendohej se do ta bënin Shqipërinë një armik të fort në rast se do të kishte luftë dhe pushtues.

Remodeling the Albanian bunkers ruin into a cultural space

Luftë nuk pati dhe bunkerët ushtarak mbetën të papërdorur dhe u bënë pjesë e jetës së shqiptarëve në dekadat pasardhëse. Shumë bunkerë u shkatërruan për shkak se filluan t’i merrnin hekurin. Ndërsa disa të tjerë gjetën mënyra kreative si t’i përdornin bunkerët, disa i kthyen në magazina, disa në bare dhe restorante, memoriale për evente muzikore dhe kulturore.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort