Televizioni Serb TV1- Tirana, qyteti i të rinjve

Shumë serbë kanë vizituar Tiranën këtë vit. Ata e pëlqejnë kryeqytetin tonë dhe e konsiderojnë si një qytet modern me rini dhe njerëz shumë miqësor. E shkuara dhe politika nuk i pengon shqiptarët të shijojnë jetën dhe të mirëpresin çdo turistë. 

Ky ishte mesazhi i reportazhit për Tiranën, transmetuar nga televizioni serb TV1.

Tirana, a city with young people and lively nightlife
Tourists in Tirana-Photo by Visit Tirana

Gazetari Danilo Masojevic ishte në Tiranë këto ditë dhe në këtë reportazh tregon përshtypjet e tija për jetën në kryeqytetin shqiptar.
Ditën kur vizitoi sheshin Skënderbej, ai takoi turistë nga Italia dhe Australia. Ai thotë: Në çdo cep mund të dëgjosh të flitet Italisht dhe Anglisht. Për sheshin Skënderbej tregon se është mirë që janë vendosur shatërvane që të freskohen njerëzit në këto ditë të nxehta vere.
Ajo që kishte pikasur gazetari serb në baret e Tiranës është se shumica e të rinjve shqiptar flisnin shumë mirë anglisht. Gjithashtu një tjetër fakt interesant për të është rinia e madhe që shihte në rrugët e Tiranës, mosha mesatare e popullsisë së Tiranës është 29 vjeç.
Reportazhi vazhdon me jetën e natës në Tiranë. Të gjitha baret dhe restorantet janë të mbushura plot me njerëz.

Tirana, a city with young people and lively nightlife
Image By Serbian TV1

Gazetari intervistoi disa të rinj dhe i pyeti se çfarë mendonin dhe çfarë dinin për Serbinë. Shumica e përgjigjeve është ishin se nuk dinë shumë për Serbinë, sepse nuk kanë qenë ndonjëherë, por janë të hapur për të shkëmbyer eksperienca kulturore me ta.

Vitin e kaluar numri i turistëve që vizituan Shqipërinë ishte 4,7 milionë turistë. Këtë vit priten të vijnë më shumë. Shqipëria ka plazhe të mrekullueshme, natyrë mahnitëse, qytete të listuara në UNESCO, kuzhinë fantastike dhe më e  rëndësishmja, të gjitha këto janë me çmime të lira.

Tirana, a city with young people and lively nightlife
Image By Serbian TV1

Tirana është kthyer në një destinacion që duhet vizituar patjetër, meqenëse kohët e fundit i janë shtuar shumë atraksione, sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Muzeu i Gjetheve, Bunkart etj. 

Tirana, a city with young people and lively nightlife
Image By Serbian TV1

Shihni këtu reportazhin origjinal

 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort