Një bulevard i ri drejt Tiranës moderne

Segementi i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës u inagurua në 20 Qershor. Bulevardi i Ri nis që nga ish-Statcioni i Trenit në Tiranë, në fund të Bulevardit Zogu i Parë. Kjo zonë dikur ka qenë e pazhvilluar, tërësisht e braktisur, e konsideruar si një lagje e ndotur e qytetit. Tani projekti i ri do të lidhë qytetin me Parkun e lumit Lana dhe me Unazën e Madhe të Tiranës. 

New Boulevard inaugurated in Tirana

Për herë të parë në Tiranë, zhvillimi i një zone të caktuar fillon me një bulevard, më pas ndërtimi i godinave të reja, pallateve për banim apo biznese.  Plani konsiston në ndërtimin e një lagje të re të Tiranës, një zonë krejtësisht moderne, ku çdo ndërtesë respekton hapësirën e kërkuar, arkitekturën e qytetit, përqindjen e sipërfaqeve të gjelbra, krejtësisht ndryshe me atë që ka ndodhur në më shumë se dy dekada në Tiranë.

New Boulevard inaugurated in Tirana

Tirana është një qytet në zhvillim, me një popullsi në rritje çdo ditë. Për shkak se më parë industria e ndërtimit nuk ka ndiqte rregulla dhe ndërtesat ishin kaotike dhe jo në harmoni me zonën, pa hapësirë për qytetarët, nuk kishte hapësirë për fusha për fëmijë, pa parqe të gjelbra, rrugë të lidhura dhe zona parkimi.

New Boulevard inaugurated in Tirana

Tani nën drejtimin e kryetarin të  ri të Tiranës, qyteti po transformohet çdo ditë. Kjo pjesë e Bulevardit të Ri duket si fillimi i mirë i një zone të re moderne të qytetit.

Ky segment ka një gjatësi 450 metra dhe një gjerësi prej 70 metrash, ndërsa vetëm 1/3 do të përdoren nga automjetet. Pjesa tjetër është e dedikuar për korsitë e biçikletave dhe zonat e këmbësorëve, të cilave nuk iu mungon dhe gjelbërimi. Parkimi nëntokësor është shumë modern dhe është parkimi i dytë më i madh i Tiranës pasi hapjes së parkimit nëntokësor në sheshin Skënderbej, me një kapacitet prej 320 veturash. Dritat janë ekologjike me teknologjinë më të fundit.

New Boulevard inaugurated in Tirana

Ky segment i ri shtrihet drejt veriut të Tiranës, ku ka një potencial mjaft të lartë për zhvillim. Bulevardi i Ri është 1.6 km dhe pritet të përfundojë brenda vitit të ardhshëm.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort