Sheshi Skënderbej, hapësira e madhe u kthehet qytetarëve

Sheshi Skënderbej u rihap të shtunën, në 10 Qershor, në një atmosferë fantastike që kishte vite që nuk ishte parë në Tiranë. Ishte një ditë që njerëzit mezi e prisnin të shihnin pamjen e re të sheshit. Kjo sepse restaurimi i sheshit Skënderbej është parë gjithmonë si një trofe për partitë politike kur vinin në pushtet. Historia e këtij sheshi ka përfshirë në debat jo vetëm partitë politike por edhe shoqërinë civile. Pyetja ka qenë gjithmonë: A duhet ta ndryshojmë sheshin, ta modernizojmë ta kthejmë në funksion të qytetarëve, apo ta mbajmë siç ka qenë. Sheshi Skënderbej ka ndryshuar disa herë pamje në periudha të ndryshme.

Scanderbeg Square

Historia

Historia e sheshit ka filluar në vitin 1917, rreth 100 vite më parë, kur u ndërtua parlamenti i parë në Tiranë, godina ku ndodhet aktualisht Teatri i Kukllave. Më pas në kohën e Mbretit Zog, në këtë zonë u ndërtuan ministritë e para me arkitekturën e stilit Italian.

Monumenti i Skënderbeut është vendosur në vitin 1968 gjatë periudhës së regjimit diktatorial. Monumenti ishte vepër e Odhise Paskalit dhe ekipit të tij. Pas vendosjes së monumentit, sheshi u restaurua dhe në mes u vendos një shatërvan.

Në kohën e regjimit diktatorial u ndërtuan gjithashtu: Teatri i Operas dhe Baletit, Muzeu Kombëtar dhe Hotel Tirana International, të cilat mund të quhen pjesë e çmuar e historisë sonë. Forma e dikurshme sheshit të asaj kohe njerëzit e kujtojnë me nostalgji dhe ata që kanë jetuar në atë kohë  kanë qenë gjithmonë fanatik për ndryshimin e sheshit. Por diktori Enver Hoxha vendosi monumentin e tij në shesh, monumenti i  cili që u hoq nga studentët që protestuan në 20 Shkurt të vitit 1991.

Scanderbeg Square

Sheshi ndryshoi sërish me disa elemente që shtoheshin nga secili kryebashkiak që vinte në detyrë, por debate i vërtetë filloi në 2008. Edi Rama, kryeministri aktual i vendit, në atë kohë kryetari i Bashkisë Tiranë solli idenë e sheshit të inaguruar së fundmi. Ai filloi të zbatonte planin e tij, por për shkak të konfliktit me Partinë Demokratike, e cila kishte pushtetin e qeverisë në atë kohë, ai s’mundi të merrte fonde të mjaftueshme për ta përfunduar sheshin. Sheshi mbeti i shkatërruar dhe pa asnjë funksion, deri në momentin kur në krye të bashkisë erdhi Lulzim Basha dhe ai e rregulloi disi më tepër për ta kthyer në funksion sheshin. Një shesh i ri, me një formë të çuditshme. Nuk ishte pedonale, por një rrethrrotullim, ku trafiku i madh nuk i lejonte njerëzit dhe turistët të shijonin sheshin. Njerëzit nuk qendron shumë në këtë shesh, në fakt, nuk ishte as shesh. Të gjitha koncertet apo mitingjet politike kohët e fundit zhvillloheshin të gjitha te sheshi Nënë Tereza. 

Sheshi i ri

Çfarë kemi tani? Një pedonale gjigande për këmbësorët, sipas kryetarit të bashkisë, Z. Veliaj kjo është më e madhja në Ballkan. Ky është ndryshimi më pozitiv dhe me shumë vlerë e sheshit. Shqiptarët por edhe turistët e huaj tashmë mund të ecin rreth qendrës së qytetit qetësisht pa u shqetësuar nga zhurma e makinave, të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar, Xhaminë e Et’hem Beut, Monumentin e Skëndebeut dhe Bankën Kombëtare. Mund të shplodhen në stola nën hijen e pemëve rreth sheshit. Elementet e reja të sheshit janë: thuajse 28 000 metra katror janë shtruar me pllaka nga të gjitha trevat e shqipërisë. Sheshi i shtruar me pllaka guri ka formën e një piramide te cekët, ku pika më e lartë ndodhet në mes me 1.80 metra lartësi.  Ideja  e kësaj është se: gjithesecili mund të qëndroj këtu dhe të ndihet i rëndësishëm, më i rëndësishëm se të tjerët. Pra, në mes të këtij sheshi janë qytetarët. Dhe të gjithë gurët që janë marrë nga të gjitha trevat shqiptare simbolizojnë bashkimin e të gjithë shqiptarëve.

Scanderbeg Square

Sheshi ka më shumë se 100 shatërvane me ujë të ftohtë për ta mbajtur vendin të freskët gjatë verës. Sheshi Skënderbej, Teatri i Operas dhe Baletit, Muzeu Kombëtar dhe Banka Kombëtare rrethojnë sheshin e shtruar me gurë, ndërsa pas këtyre ndërtesave janë mbjellur pemë të marra nga të gjitha territoret e Shqipërisë. Parqe të vogla, stola, lule, platforma për të bërë foto dhe një altar për martesa këto të gjitha ndodhen në shesh. 32 metra katror janë mbjellë me pemë të ndryshme aromatike dhe 90 000 metra katror është pedonale, ndërsa parkingu nëntokësor ka hapësirë për 300 makina. 

Scanderbeg Square

Edhe pse vazhdon të ketë debate për sheshin e ri midis partive politike dhe mbështetsve të tyre, qytetarët filluan ta shijojnë sheshin. Kanë mbetur disa elemente pa përfunduar por që në dy ditët e para sheshi u mbush me qytetarë shqiptarë dhe turistë. Sheshi ka për të qenë një nga atraksionet më të frekuentuara nga turistët. Tashmë u kthye në vendin për koncerte madhështore, që në dy netët e para të hapjes. Ajo që ne shpresojmë të shohim është mirëmbajtja e sheshit. Ne duhet ta përdorim sheshin për gjëra të bukura, t’i japim gjallëri që të ketë dhe interes nga vizitorët e huaj. Është tashmë një fakt që Tirana është kthyer në një nga destinacionet më interesante për turistët këto vitet e fundit. Nuk mund të gjeni një kryeqytet si Tirana në Europë, me një histori kaq të komplikuar, arkitekturë të përzier ku mund të shijoni mikpritjen dhe dhe njerëzit modern. Ky është qyteti ynë Tirana: kryeqyteti shqiptar me një shesh modern që mbart krenarisht emrin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.  

 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort