Çfarë të bëni në Qershor në Tiranë

Më në fund erdhi vera! Qershori është muaji ku shumica e shqiptarëve planifkojnë se ku do t’i kalojnë pushimet verore. Ka dhe nga ata persona që i fillojnë pushimet e tyre që këtë muaj pasi çmimet janë më të ulta se në Korrik dhe Gusht. Qershori është muaji ku mbyllet dhe viti shkollor për fëmijët dhe në këtë kohë parqet janë të mbushura me fëmijë që luajnë deri pasdite vonë. Ndërsa për studentët është sezoni i provimeve. Baret janë të hapura deri në orët e vona të mbrëmjes, është koha kur njerëzit kalojnë shumë kohë jashtë duke darkuar apo pirë me miqtë, disa duke parë ndeshje ftubolli në ekranet e mëdha të cilat i kanë pothuajse të gjitha baret e kryeqytetit. Tirana është shumë e gjallërishme këtë muaj. Muaji Qershor nis me festën e fëmijëve ku një sërë aktivitetesh u organizuan nga Bashkia e Tiranës. Festivali i Fëmijëve në Tiranë është akoma i hapur deri në ditët e para të muajit Qershor në pedonale, në rrugën “Murat Toptani”. Ky festival është një mundësi e mirë dhe falas për fëmijët që të luajnë dhe bëjnë foto me personazhet e filmave vizatimor, gjithashtu mund të shohin koncerte, shfaqje për fëmijë dhe të blejnë lodrat e tyre të preferuara.

Rekomandimet tona se çfarë të bëni këtë muaj në Tiranë

Hapja e Sheshit Skënderbej: Nëse jeni në Tiranë do të keni mundësinë të shihni inagurimin e Sheshit Skënderbej, i cili do të bëhet në 10 Qershor.

What to do in June in Tirana

Punimet në Sheshin Skënderbej kanë nisur që një vit më parë, dita e inagurimit është e shumëpritur jo vetëm nga banorët e kryeqyetit por edhe dhe të huaj që jetojnë në Tiranë, si edhe turistët. Sheshi Skënderbej do të jetë padyshim atraksioni më i përfolur jo vetëm këtë muaj por edhe në muajt në vazhdim. Me siguri rrjetet sociale do të jenë të mbushura me fotot nga Sheshi Skënderbej. Parku i ri Olimpik u inagurua në 4 Qershor dhe pritet të jetë një nga vendet më të frekunetuera për sportdashësit. Shumë ndeshje janë planifikuar këtë muaj, të cilat do t’i gjeni në kalendarin tonë të eventeve. Po këtë muaj do të inagurohet edhe Bulevardi i Ri, i cili është një zgjatimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Një lagje e re do t’i shtohet Tiranës, një lagje moderne, e cila do të popullohet me ndërtesa të reja dhe investime të reja.

What to do in June in Tirana

Pavarësisht këtyre inagurimeve të reja, Pazari i Ri sërish nuk mbetet në hije për shkak të popullaritet që tashmë ka marrë. Po ashtu Parku Rinia dhe Blloku për shkak edhe të pozicionit të tyre dhe bareve dhe dyqaneve të shumta janë mjaft të frekuentshme gjatë verës.

What to do in June in Tirana

Ndërsa për njerëzit të cilët duan të largohen nga zhurma e qytetit dhe duan të kalojnë fundjavë ndryshe, ka shumë opsione të tjera. Ky muaj paraqitet se do të jetë i nxehtë, kështu që pishinat janë një zgjidhje shumë e mirë për t’u freskuar dhe argëtuar me miqtë ose familjarët. Pishinat në Tiranë tashmë janë hapur dhe shumë resorte ofrojnë ushqim të mirë dhe argëtime të tjera për të gjithë ata që duan të kalojnë ditën në pishina.

What to do in June in Tirana

Për personat që preferojnë detin, plazhet e Durrësit janë vetëm 30 minuta larg Tiranës. Ju mund të zgjidhni të shkoni në plazhet e populluara si Golemi ose Shkëmbi i Kavajës, ose nëse doni privatësi mund të bëheni pak aventurier dhe të shkoni në plazhet e fshehura në fshtra dhe zona jo lehtë të aksesueshme.

What to do in June in Tirana

Fundjavë të qetë dhe relaksuese mund ta gjeni edhe në Malin e Dajtit, duke bërë një piknik në natyrë pranë liqenit ose mund të zgjidhni të hani një drekë në restorantet e tjera jashtë Tiranës, si p.sh në Kalanë e Petrelës.

Tirana do të jetë e ngjeshur me aktivitete këtë muaj, për t’u siguruar që mos të humbisni aktivtetet tuaja të preferuara kontrolloni kalendarin tonë të eventeve për të parë se cilat do të jenë shfaqjet në teatër këtë muaj, koncerte dhe shumë evente të tjera.

Editor's choice


Facebook
gif_img

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort