Visit Tirana është portali i turizmit të Tiranës, i cili menaxhohet nga Manderina Promotions, agjenci PR dhe marketingu. Duke qenë media kryesore e promovimit të Tiranës si destinacion turistik, Vist Tirana organizon gjithashtu konkurse fotografie në mediat sociale. Qëllimi i këtyre konkurseve është të përfshijë njerëz të ndryshëm të bëjnë fotografi dhe t’i ndajnë duke përdorur hashtagun e caktuar të konkursit.
Ky është konkursi i dytë të fotografisë i quajtur #TiranaSpring, i cili kishte synim promovimin e stinës së bukur të pranverës në qytetin tonë, duke postuar fotot më të bukura të fotografuara nga njerëz të thjesht dhe fotograf profesionist. Konkursi u zhvillua në Instagram @visit_tirana dhe në Facebook Visit Tirana. Më shumë se 400 foto u dërguan për konkursin duke përdorur hashtag #TiranaSpring. Fotot përfaqësonin pjesë të ndryshme të qytetit: qendrën e qytetit të mbushur me lulet e pranverës, zonat rurale të gjelbëruara pas dimrit, njerëzit që shëtisnin dhe shijonin stinën e pranverës etj. Përzgjedhja e parë u bë në bazë të numrit të pëlqimeve, të cilat pak a shumë përzgjodhën fotot më të mira.
Stafi i Visit Tirana mes 50 fotove të votuara nga ndjekësit zgjodhi 10 më të mirat dhe më pas 3 fitues në bazë të disa kritereve si: foto me njerëz që përcjellin emocion, qyteti dhe zonat rurale të Tiranës. Për të vlerësuar këta të rinj, Visit Tirana bashkëpunon me biznese në fushën e turizmit si: hotele, restorante, agjenci udhëtimesh dhe kinema.
Fituesit
Fituesit e konkursit #TiranaSpring u prezantuan në një ceremoni të mbajtur te Reja, në 30 Maj 2017, fiks në fundin e stinës së pranverës.
Çmimi i parë shkoi për foton e bërë nga Rovena Plaku, për foton e kategorisë “njerëz”: një çift të moshuarish të kapur përdore duke ecur në parkun e madh të liqenit.
Çmimi i parë fitoi një drekë falas për 4 persona (4 shoqet e ngushta të Rovenës) në tarracën Xheko Imperial, një nga restorantet më moderne në Tiranë.
Çmimin e dytë e fitoi Aldo Bonata, me foton: “Çiklizëm në rrugët me kthesa të periferisë së Tiranës.
Aldo fitoi një udhëtim aventure për dy persona rreth Tiranës me Klubi Discover Albania.
Çmimi i tretë shkoi për fotografen ruse, Alla Simacheva, fotoja e saj tregonte ngjyrat e vërteta të pranverës në qendër të qytetit të Tiranës. Çmimi i tretë ishte dy bileta falas për një film 3D në Cineplexx Albania.
Ceremonia
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua në një atmosferë fantastike te Reja, në instalacionin e Fujimoto, e cila është bërë mjaft e njohur dhe një javë më parë festoi 1-vjetorin. Kryetari bashkisë Tiranë, na nderoi me ardhjen e tij, i cili e ka mbështetur Visit Tirana që në fillim të projektit. Erion Veliaj na ka mbështetur për punën tonë të promovimit të Tiranës. Ai u shpreh se kur filluam punën në bashki dhe në punët tona të para kishim vetëm disa avokatë dhe mbështetës si Visit Tirana. Pjesa tjetër ishte histeri kundër atraksioneve të reja që i shtoheshin qytetit, si p.sh: Reja, Bunk’Art, Shtëpia e Gjetheve, të cilat janë vendet më të vizituara në Tiranë. Konkursi #TiranaSpring është konkursi i dytë i fotografisë në mediat sociale që Vist Tirana organizon.
Ne do të vazhdojmë të promovojmë çdo gjë të bukur që ka qyteti, sepse ashtu siç e tha Erion Veliaj duke treguar barcaletën e gamiles, “Tirana është gamilja jonë dhe ne do t'a promovojmë atë”, me gjërat pozitive dhe negative. Ne jemi optimist dhe duam t’i tregojmë botës entusiazmin, shpirtin e mirë të njerëzve tanë dhe transformimin e madh që shohim çdo ditë në Tiranë.
Pranvera është stina më e preferuar nga turistët për të vizituar Tiranën dhe gjatë muajve Prill dhë Maj është rritur dyfish numri i turistëve në krahasim me vitin e kaluar, sipas INSTAT.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |