Një guidë përmes pallateve shumëngjyrëshe të Tiranës

Tirana është një qytet i njohur për ndërtesat shumëngjyrëshe. Ngjyrat variojnë nga e kuqe, rozë, blu, e verdhë etj. Ndërtesat shumëngjyrëshe janë të shpërndara në të gjithë qytetin, por ne do t’ju tregojmë të preferuarat tona.

Historia e pallateve shumëngjyrëshe

Pas viteve 90, Tirana ishte një qytet gri.  Bashkisë së Tiranës i duhej të riparonte infrastrukturën e qytetit, ndërkohë që fondet ishin të pakta. Në vitet 2000, kryebashkiaku i atëkohshëm Edi Rama, mori një detyrë të vështirë për t’i ndryshuar pamjen të gjithë qytetit, duke lyer pallatet gri të kohës së komunizmit me ngjyra të forta. Më tej kjo tendencë vazhdoi pasi i dha qytetit një pamje krejt tjetër me rinore, më të freskët dhe më optimiste. Sot e kësaj dite bashkia vazhdon ti rilyejë ndërtesat duke përdorur dhe elemente të reja. Ne do ju njohim këtu me disa nga zonat klasike të pallateve me ngjyra...  

#1 Pallati Ylber

Pallati Ylber është një nga vendet më ikonike që përfaqëson Tiranën. Ai ndodhet pranë zonës së Bllokut, në sheshin Wilson. Çdo vizitor që vjen në Tiranë, dëshiron të shoh këtë pallat dhe t’i bëj foto. Përveçse mund të kënaqeni me pamjen e kësaj godine, këtu ndodhen disa bare të këndshme ku mund të pini një kafe.

 Colorful Building of Tirana

#2 –Ndërtesa Lejla

Gjatë gjithë bulevardit Bajram Curri do të gjeni shumë ndërtesa të lyera në ngjyrë jeshile, blu, të kuqe, të verdhë etj, por ne na pëlqen më shumë ndërtesa lejla. Është një nga ndërtesat më të fotografuara nga turistë, ngjyra e fortë e lejlas dhe hapësira e madhe e bën shumë tërheqëse.

 Colorful Building of Tirana

 

#3- Pallate me forma të çuditshme gjeometrike

Këto ndërtesa do t’i gjeni përballë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përgjatë gjithë rrugës së Unazës. Të githa ndërtesat përreth Unazës, të cilat janë kohës së komunizmit, janë të lyera në ngjyra dhe forma të ndryshme. Duket sikur janë të lyera spontanisht pa asnjë plan, thjesht përzierje ngjyrash, ose disa forma të çuditshme dhë kjo i bën unike, pasi nuk gjen dy ndërtesa te lyera njësoj.

Pallatet me ngjyra mund t’i gjeni në tre zona kryesore, Unaza e Re, Rruga e Kavajës dhe Tirana e Re.

Colorful Building of Tirana

  Modeli i Kryetarit Aktual

Kryetari aktual i Tiranës, ka ndjekur gjurmët e Ramës për të transformuar ndërsat e vjetra në vepra arti. Duke lyer disa nga pallatet rreth qendrës së qytetit, Veliaj filloi të krijonte një model të ri duke ridekoruar pallatet me grafiti të mëdha murale. Ai ka angazhuar disa nga aristët më të mirë të pikturave murale për të krijuar piktura me tematika të ndryshme që përshtateshin me zonën ose që tregojnë një histori.

 Colorful Building of Tirana

Është diçka e këndshme të shohësh këto ndryshime në Tiranë, ku tashmë njerëzit po i emërojnë këto zona sipas pikturave murale. Njerëzve u pëlqejnë këto ngjyrat, pas i japin qytetit atmosferë pozitive. Është e vështirë të kuptosh stilin arikitekturor në Shqipëri por një gjë është e sigurt, stil arkitekturor i përzier me ndërtesa tradiconale, ndërtesa të kohës së komunizmit dhe ndërtesat moderne e bëjnë Tiranën një qytet unik dhe tërheqës.

Colorful Building of Tirana 

Në Tiranë nuk mundojnë as graffiti nëpër godinat e ndryshme të qytetit, të cilat përcjellin mesazhe të ndryshme. Madje, vetë kryetari i Bashkisë ka punësuar një artist të njohur me emrin Franko, të pikturoj godina në zona të ndryshme të qytetit, si në foton e mëposhtme.

Colorful Building of Tirana 

Mozaiku i Pazarit të Ri 
Pazari i Ri, përvecse i mirëorganizuar dhe me kushte bashkëkohore është shtuar dhe si atraksion i qytetit për shkak të fasadave unike që kanë ruajtur stilin arkitekturor Italian, dekorimet me motive shqiptare, po ashtu dhe vendosja e disa shesheve për të pushuar, e bëjnë këtë pikë mjaftë tërheqëse.Colorful Building of Tirana 
 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies