Ku të shkojmë për darkën e Vitit të Ri në Tiranë?

Darka e Vitit të Ri është një traditë e vjetër për shqiptarët. Ndryshe nga familjet në vende të tjera Europiane që festojnë Krishtlindjet familjarisht, për Shqiptarët darka e Vitit të Ri është më e rëndësishmja.

Dita e Vitit të Ri në historinë shqiptare

Gjatë regjimit komunist, Dita e Krishtlindjeve nuk kishte asnjë kuptim, që në kohën kur Enver Hoxha krijoi shtetin laik. Sipas një dokumenti të ruajtura në arkiva, urimi i fundit për Krishtlindje daton në vitin 1966, në një dokumet që tregon një telegram nga Kisha Ortodokse Shqiptare që uron Gëzuar Krishtlindjet kryetrit të Kishës Katolike të Shqipërisë. Ne nuk kemi festuar asnjë festë fetare prej më shumë se 40 vjetësh. Ditët e festave më të rëndësishme janë, 31 Dhjetori, Nata e Vitit të Ri. Punonjësit marrin dhurata për fëmijët e tyre, dyqanet janë të mbushura me ushqime që nuk mund t’i blejnë gjatë vitit.

Amivisat marrin një ditë pushim për të pastuar shtëpinë, të lajnë perdet, batanijet pra çdo gjë. Motivimi ishte i madh, duke pastruar dhe duke blerë mallra të vegjël për shtëpinë, njerëzit uronin që Viti i Ri t’i gjente më të begatë. Kjo është e lidhur dhe me një traditë tjetër, që në ditët e para të Janarit, shqiptarët vizitojnë të afërmit e tyre ose fqinjët duke i uruar për Vitin e Ri. Në mëngjes ata do të vizitonin shtëpinë e të afërmve të tyre dhe pasdite ose ditën tjetër ata do t’ua kthenin vizitën. Ishte si një ndjesi konkuruese, kush jepte më shumë ëmbëlsira, pije, fruta të freskëta e të thata.

Të gjitha këto ditë festive kanë të bëjnë me ushqimin. Përgatitja e darkës fillon një javë para Natës së Vitit të Ri, me gatimin e Bakllavas (ëmbëlsirën tradicionale të Vitit të Ri).

 traditional desert for New Year
Përgatitja e bakllavas, Burimi: Fb-Korçarka

Ne ju rikujtojmë atmosferën e përgatitjes të darkës për natën e madhe, kur të gjithë vraponon nëpër dyqane për të blerë ushqimet që nuk kishin blerë dhe çdo familje synonte të kishte një darkë më të pasur se e vitit të kaluar. Njerëzit ftonin njeri-tjetrin për darkë, për të pasur më shumë të afërm rreth tavolinës dhe të mirëprisnin Vitin e Ri të gjithë së bashku. Shqiptarët janë optimist dhe gjithmonë u pëlqen ta projektojnë ardhjen e vitit të ri si më të begatë.

 Gatimi Tradicional

Gatimi tradicional ka qenë gjithmonë gjeli i detit i pjekur ose i skuqur. Njerëzit e shërbejnë në mënyra të ndryshme, por më e preferuara është shoqërimi i gjelit të detit me Përshesh. Por, në zona të ndryshme, si psh në Gjirokastër preferohet Byreku me Mish, ose lakror të ndryshëm. Njerëzit që jetojnë pranë detit ose liqenit preferojnë peshkun ose gatime me prodhime deti. Por, shumica prej tyre vendosin në tavoline lloje të ndryshme mishi, të pjekur ose të gatuara me produkte të tjera.  Tavolinat duhet të jenë të mbushura plot me sallata, ëmbëlsira dhe fruta, madje edhe në familjet me pak anëtar.

Traditional food in Tirana
Gatimi tradicional
Njerëzit darkonin duke parë programet special me muzikë dhe humor që përgatitej në të gjithë Pallatet e Kulturave të çdo qyteti të Shqipërisë. Programi zgjaste deri pasmesnate dhe më pas shfaqnin një film ekskluziv deri në orën 2-3 të mëngjesit.

Tv programs for new year in TiranaProgramet televizive për Vitin e Ri. Burimi:Youtube, Artistët Shqiptarë

Por, kjo traditë po ndryshon. Tashmë familjet gatuajnë vetëm për veten e tyre. Përveç kësaj, ata i përgatisin pjatat e tyre sipas preferencave, për shembull, gatime me prodhime deti, sallata, ose antipasta.  Ka akoma shumë familje që vazhdojnë dhe ruajnë traditën dhe neve kjo gjë na pëlqen shumë. Por, tani është trendi që darka e Vitit të Ri të festohet në restorante të ndryshme, që ofrojnë menu të shijshme. Edhe pse çmimet mund të mos jenë të përballueshme për shumicën e Shqiptarëve, ndërsa ata që e përballojnë e etiketojnë veten si pjesë e shoqërisë elitare.

Zbuloni se cilat janë disa nga ofertat e restoranteve për Natën e Vitit të Ri në Tiranë:

  • Rogner Hotel Tirana

Darka e Vitit të Ri për person është 119 Euro (e cila përfshinë 8 pjata). Muzikë live me këngëtarë si: Vikena Kamenica, Kamela Islamaj, Marsela Çibukaj & Keli Band, dhurata, lojëra, animatorë dhe spektakli i fishekzjarreve në mesnatë.

 wedding-in-tirana
Festimi i Vitit të Ri në ditët e sotme, Burimi: Rogner Hotel Tirana
    • Sheraton Tirana

    Darka e Vitit të Ri për person është 119 Euro. Menu e larmishme. Verërat më të mira nga Franca dhe Italia. Muzika më e mirë me Elton Dedën dhe Friends Band

    • Xheko Imperial

    Darka e Vitit të Ri është 15.000 Leke/personi. Menu e pasur ku përfshinë Gjelin e Detit me Përshesh. Muzikë me këngëtarët: Era Rusi, Denisa Xhezo,

    Arjan Dredhasi & Arianit Hoxha; Animator dhe spektakli i fishekzjarreve në tarracën e restortantit.

     

    • Prestige Hotel

    Darka e Vitit të Ri është 8 500 leke/personi. Gatime tradicionale, muzikë live, spektakli i fishekzjarreve

    • Ballkoni i Dajtit

    Ballkoni i Dajtit është një restorant me pamje panoramike nga qyteti i Tiranës.

    Darka e Vitit të Ri për person është 9400 leke /personi (për çifte 18800 lekë, për fëmijët 4700 leke. Në çmim përfshihet bileta e teleferikut, muzikë live me Valbona Memën dhe Genti Deda dhe atmosfera unike e fishekzjarreve.

     

    • Mondial Hotel

    Darka e Vitit të Ri është 8500 leke/person. Përfshinë gatimet tradicionale, Gjelin e Detit me Përshesh, peshk, sallata, baklava etj.

     

     

    • Diplomat Hotel

    Darka e Vitit të Ri është 13000 per person. Muzikë  live me Yllka Kuqi and Band.

    • Diplomat Fashion Hotel
      Darka e Vitit të Ri është 8900 leke/person. Muzikë live me Bruno Qerimi & Band
    • 8 Umami by Renato Mekolli

    Darka e Vitit të Ri është 100 Euro/ personi. Ku përfshihen 10 pjata të përgatitura nga shefi i famshëm i Master Shefit në Shqipëri. Muzikë live me Aleksandër Gjokën, Kamela Islamaja dhe banda. 

     

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort