Shpallen fituesit e konkursit TiranaAutumn

Tirana është qyteti ynë dhe neve na pëlqen në të gjitha stinët. Por stina e vjeshtës është më e preferuara për ngjyrat e saja. Ndaj Visit Tirana organizoi një konkurs fotografie në mediat sociale për të mbledhur fotot më të bukura të vjeshtës në Tiranë, gjithashtu kjo ishte një nismë për të nxitur qytetarët për të promovuar qytetin nëpërmjet pasionit të tyre për fotografinë. Konkursi ynë me hashtagun #TiranaAutumn zgjati nga data 27 Tetor deri në 27 Nëntor 2016 në Facebook dhe në Instagram. Më shumë se 500 foto u mblodhën për një muaj, duhet thënë që ishte një pjesëmarrje e gjerë. Fotot ishin nga Mali i Dajtit, fshtrat, lumenjt dhe liqenet e Tiranës dhe sigurisht nga qëndra e qytetit. Ne kemi parë foto të mrekullueshme të bëra nga fotografë profesional, por shumica ishin nga qytetarë. Ishte shumë e vështirë të zgjidhje, por në fillim ne përzgjodhëm 10 fotot më të pëlqyera me numër pëlqimesh në Facebook dhe Instagram. Më pas nga këto 10 foto, stafi i Visit Tirana përzgjodhi 3 fotot më të mira, ku njëra foto prezantonte qendrën e qytetit, njëra një zonë rurale të Tiranës dhe njëra Liqenin Artifical të Tiranës.

Tirana Autumn

Fituesit e çmimeve të konkursit #TiranaAutumn u prezantuan në një ceremoni të mbajtur të Reja, në datë 10 Dhjetor 2016. Çmimi i parë iu dha Cynthia Navarrete, një turiste nga Ekuadori, e cila kishte pak muaj që kishte ardhur në Shqipëri dhe që kishte vizituar shumë vende të tjera. Ajo u shpreh se “Ishte e dashuruar me shumë vende në Shqipëri dhe nuk mund të rezistonte pa bërë foto”. Fotoja e saj më e mirë që u përzgjodh ishte Ura e Vjetër e Tabakëve. Çmimi i dytë iu dha Valter Zharës me foton e fshatit Brar të Tiranës. Ndërsa çmimin e tretë e mori Erisa Shaba me foton e Liqenit të Tiranës. Visit Tirana pati parteneritet me disa nga bizneset që ofruan shërbimet e tyre për fituesit.

Tirana Autumn CompetitionÇmimi i parë ishte një natë për dy persona në hotelin e bukur në zemër të Tiranës, Theranda Hotel (Theranda ishte emri i vjetër i Tiranës). Çmimi i dytë ishte një drekë për dy persona te restorant Mullixhiu, një nga restorantet më të mira tradicionale në qytet. Ndërsa çmimi i tretë ishte dy bileta me teleferikun e Dajti Ekspres për në Malin e Dajtit. Eventi u organizua te Reja, një vend mjaft i njohur për evente në Tiranë, në bashkëpunim me APR (Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit). Promovimi i qytetit përmes qytetarëve të tij është mënyra më e mirë. Visit Tirana do të vazhdojë të organizoj konkurse dhe evente të tilla. Ne jetojmë në qytet që po rritet dhe po zhvillohet shumë shpejt. Tirana është një qytet rinor, tërheqës dhe mund të jetë një destinacion i mirë Europian.

Tirana Autumn Competition

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies