Amo Sushi dhe risia Amo Poké në TEG

Pas suksesit të restorantit të parë në zemër të Tiranës, Amo Sushi, restoranti më i preferuar aziatik në kryeqytet, tashmë hap një tjetër restorant po kaq unik dhe inovativ në Qendrën TEG.

Tërësisht me një filozofi të re, Amo Sushi vjen me Amo Poké, një formulë e shëndetshme, e freskët, e shpejtë dhe shumë trendi në gjithë vendet e zhvilluara të botës. Sot të konsumosh ushqime të shëndetshme, me përbërës që vetëm forcojnë shëndetin tuaj, nuk është trendi por mençuri për të jetuar gjatë dhe për të qënë gjithmonë energjik. 

Amo Sushi and the Amo Poke innovation at Teg

Në Qendren Teg, Amo Sushi gjithashtu iu përshtat formatit që kërkon një qendër tregtare ku klientët vijnë për një shopping, për një argëtim, kinema dhe përse të mos konsumojnë dhe një ushqim të shëndetshëm dhe të shpejte (formati fast food). Ju porosisni dhe ushqimin dhe ta mund ta konsumoni  aty në tryezat e restorantit të dizenjuar këndshëm, ose ta merrni me vete  “take away”

Formula

Formula këtu është ndryshe nga Amo Sushi te Kullat Binjake. Sapo mbërrini në banak, ju jepet një fletë ku ju zgjidhni me tik gjithë preferencat tuaja. Pra në një fare mënyre duket se pjatën tuaj do ta gatuani vetë. Zgjidhni fillimisht madhësinë e tasit, pastaj bazën e ushqimit, oriz ose sallatë, dhe se treti proteinën, 3 apo 4 te tilla, sipas madhësisë së porosisë tuaj. Proteinat jane krudo (si salmon i marinuar, ton krudo, tartar) ose dhe te gatuara (si salmon i gatuar, pule, oktapod, ton I skuqur etj).

Më pas zgjidhni ingredientët shtesë: avocado, misër, karrota etj, zgjidhni deri dy salca, dhe në fund një topping, susam, bajame, pistak etj. Normal një pije për të shoqëruar dhe ushqimin tuaj.  Ju vetem klikoni te fleta juaj të gjithë këta përbërës dhe më pas gjithcka përgatitet në një kohë të shpejtë, për maksimumi 10 min.

Teknologjia

Kur porosisni ju jepet një pajisje e këndshme e cila është dhe sinjali i ushqimit tuaj kur të jetë gati. Ju mund të lëvizni me pajisjen në dorë që mban një numër të caktuar, dhe më pas mund të lëvizni ose të uleni. Kur porosia është gati sinjali ju vjen te pajisja juaj. Kjo është komode për të kursyer vajtjen shpeshherë te banaku, por dhe per te kursyer thirrjen e stafit për ushqimin tuaj që është gati.

Të gjitha këto janë risi që rrisin shërbimin ndaj klientit, ju bëjnë të ndiheni më komodë dhe të shërbyer në mënyrë dinjitoze. Nuk do ju mungojë dhe profesionalizmi i stafit të padukshem në kuzhinë dhe i recepsionit front-door qe merr dhe jep porosine tuaj. Të gjithë të rinj, të motivuar, të trajtuar me dinjitet nga kjo kompani. Ejani zbuloni risitë e Amo Sushi Teg. E sigurt që do ktheheni gjithmnonë.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies