Çfarë të bësh në Tiranë në Dhjetor 2022

Krijoni kujtime të reja nën pemën e Krishtlindjeve në sheshin Skënderbej në Tiranë. Ka kaq shumë për të shijuar në Tiranë duke filluar me: Fshatin e Festave, blerjet e dhuratave, patinazhi në qendër dhe shumë të tjera. Kryeqyteti ynë është stolisur me drita shumëngjyreshe në çdo cep. Në këtë artikull duam t’ju tregojmë disa këshilla dhe vende se si mund ta shijoni më shumë këtë muaj në Tiranë.  Si cdo vit, pema ndizet me 6 Dhjetor. 

What to do in Tirana in December 2021

Panairet e Krishtlindjeve

I pari pazar Krishtlindjesh hapet ne Rogner me 4 dhjetor, nga OSAAB, nje panair krishtlindjesh bamiresie, te ardhurat e te cilit do perdoren per femijet ne nevoje. Ky eshte Panairi Nderkombetar i 21 i Krishtlindjeve, dhe eshte falas per te gjithe

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Visit Tirana (@visit_tirana)

 

 

Fshati i festave në sheshin Skënderbej

Sheshi Skënderbej është qendra e festave në Tiranë. Një fshat i improvizuar me shtëpiza druri është vendosur në sheshin më të madh të kryeqytetit. Shtëpizat janë kthyer në: dyqane artizani dhe suvenire, bare dhe restorante. Një atmosferë e këndshme ku mund të shijoni me familjen dhe miqtë tuaj.

Kalaja e Tiranës

Një vend që duhet të jetë patjetër në listën e vendeve që duhen frekuentuar në Tiranë në çdo kohë të vitit jo vetëm në Dhjetor. Gjeni një vend të ngrohtë ku të uleni dhe të shijoni një pije të ngrohtë apo të provoni gatime të kuzhinave të ndryshme në restorantet që ndodhen brenda në kala. Nëse dëshironi të blini një dhuratë të veçantë ne ju sugjerojmë të ndaloni në dyqanin e Subashi Olive Oil Shop. Aty do të gjeni paketime të ndryshme të krijuar për këto ditë festash.

What to do in Tirana in December 2021

Pazari i Ri

Pazari i Ri ëshë një tjetër pikë e rëndësishme e qytetit që vlen të vizitohet dhe në Dhjetor. Sapo futesh në Portën e Pazarit të Ri surprizohesh nga dritat vezulluese dhe dekori festiv. Një vend ku gjen pak nga të gjitha, një markat me fruta perime dhe produkte të freskëta bulmeti, i rrethuar nga të gjitha anët me dyqane, bare të vogla dhe restorante të këndshme.

What to do in Tirana in December 2021

 

Shijoni shtëtitjet nëpër rrugët e ndriçuara me dritat festive

Rrugët më të bukura për foto janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Shëtitorja “Murat Toptani”, Rr. Myslym Shyri, Rruga e Kavajës dhe gjithë zona e ish-Bllokut.

What to do in Tirana in December 2021

 

Shijoni dëborën nëpër malësite e Tiranës

Tirana është me fat që në distancë jo të largët gjendet Mali i Dajtit, i cili qendron i veshur me dëborë pothuajse gjithë dimrin. Nëse doni të shkurtoni kohën dhe të shijoni pamjen, merrni teleferikun e Dajti Ekspres për të mbërritur në malin e Dajtit.

What to do in Tirana in December 2021

Për një aventurë dimërore dhe autentike ne ju rekomandojmë zonën e Shëngjergjit të malësisë së Tiranës. Rehatohuni në shtëpitë mikpritëse të Shëngjergjit dhe shijoni gatimet tradicionale të zonës.

Blerjet për festat në qendrat tregtare

Kaloni kohë dhe argëtohuni me familjen dhe miqtë tuaj nëpër qendrat tregtare të Tiranës. Gjeni dhuratat speciale për këto festa në: Toptani Center, TEG, QTU, Ring Center dhe Megatek.

Mos humbisni eventet në Tiranë

Në këtë muaj shfrytëzoni ditët e pushimeve për të kaluar kohë me njerëzit tuaj të dashur dhe ndiqni aktivitetet argëtuese që do të organizohen në kryeqytet.

Disa prej eventeve që janë njoftuar deri më tani që priten të mbahen në Dhjetor:

  • 6 Dhjetor: Ndezja e dritave të pemës së Krishtlindjeve: me një mini 
  • 25 Dhjetor: Këngët e Krishtlindjeve, sheshi “Skënderbej”
  • 31 Dhjetor: Spektakli i fishekzjarreve i ndërrimit të viteve

 

Ku të hani dhe flini në Tiranë?

Nëse po kërkoni një hotel elegant, ne ju rekomandojmë Hotel Unik pranë Kopshtit Zoologjik. Hoteli me pamje nga liqeni artificial, ofron akomodim luksoz dhe shërbim të cilësisë së lartë.

What to do in Tirana in December 2021

Nëse jeni fans i gatimeve mesdhetare dhe italiane, kryesisht picave, ju rekomandojme Veranda Restaurant, afer Tegut ku do shijoni pjata speciale te nje kuzhine shume te shijshme, pica ne furred druri, koktejle te mrekullueshme dhe te shijoni dhe pamjen ne tarance. Veranda ka nje vecanti, nese vini njehere gjithnje do ktheheni serish. 

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Visit Tirana (@visit_tirana)

 

 

Provoni shije të reja duke darkuar me familjen dhe miqtë tuaj në Gambero Gourmet. Një restorant gurme i rafinuar dhe shërbim të shkëlqyer pranë Liqenit të Thatë në Tiranë.

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Gambero Gourmet (@gamberogourmet)

Nëse jeni fansa të kuzhinës Aziatike, AMO Sushi është vendi i duhur. Me një venddodhje strategjike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, restoranti ofron sushin më të mirë në kryeqytet dhe gatime të tjera të kuzhinës aziatike. Ahh, se harruam, ofron edhe “All you can eat formula”.

 Këto ishin sugjerimet tona për këtë muaj.

Ju urojmë një muaj sa më të bukur dhe të mbushur me surpriza të këndshme!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies