Muaji nëntor është vjeshta e vërtetë në Tiranë, është koha e xhaketave dhe çadrës me vete. Është muaji i festave kombëtare, muaji kuq e zi. Nëntori shijohet shumë bukur duke shëtitur nëpër pikat tërheqëse të kryeqytetit, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri dhe ish-blloku.
Vizita nëpër muzeume dhe galeri arti janë një ide e mirë për të kaluar kohën dhe parë gjëra interesante. Ndërsa fundjavave mund të bëni arratisje të shkurtra drejt rrethinave të Tiranës për të shijuar vjeshtën nëpër fermat agroturistike në Baldushk, Shëngjergj, Surrel etj.
Datat e rëndësishme
28 nëntor
28 nëntori është festa më e madhe e kombit tonë. 28 nëntori i vitit 1912 është dita kur shqiptarët nga e gjithë Shqipëria, të bashkuar në Vlorë,shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.
29 nëntor
29 nëntori është dita e Clirimit të Shqipërisë,një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Me 28-29 nëntor do të kujtohet 108 vjetori i pavarësisë dhe 77 vjetori i Clirimit të vendit.
Dita e Clirimit te Tiranes 17 nëntor
Kanë kaluar 77 vite që nga dita e çlirimit të kryeqytetit shqiptar, të Tiranës. “Rruga e Barrikadave” simbol i kësaj dite, ruan brenda vetes momente historike, të mbushua me krisma, klithma lufte dhe heronj. Në këtë ditë kanë flijuar veten 127 dëshmorë të cilët luftuan për një ideal ku ëndrra më e madhe e tyre ishte liria e vendit dhe e popullit.
Panairi i Librit 16-20 nëntor 2022
Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkrimtarë, poetë, përkthyese dhe lexues, ku njihen me botimet e reja dhe një mundësi e shkëlqyer për të blerë libra me çmime të reduktuara.
Panairi organizohet në Pallatin e Kongreseve, nga ora 09.00 deri në orën 20.00
Hyrja falas!
Plot e përplot aktivitete të tjera që priten të organizohen nga Bashkia e Tiranës.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |