Çfarë të bësh në Tiranë në Shtator 2022

Një shtator për t'u mbajtur mend në Tiranë!

Ky shtator është i mbushur me festivale, koncerte dhe ekspozita të veçanta. Tirana në shtator t’i ofron të gjitha, një mot ideal për të shijuar shëtitje në qytet apo udhëtime në natyrë, koncerte në shesh, panaire apo aktivitete të tjera në hapësira të jashtme.  Ne kemi përmbledhur se çfarë eventesh priten dhe si ta shijoni këtë muaj në Tiranë në maksimum.

What to do in September in Tirana

Evente në Shtator

Tirana Photo Festival-Edicioni i 5-të

Tirana Photo Festival është një Festival i përvitshëm që feston artin e fotografisë dhe promovon Shqipërinë. Edicioni i 5-të premton ditë të ngjeshura me aktivitete dhe aplikime të jashtëzakonshme nga fotografë amatorë dhe profesionistë nga Shqipëria dhe vende të tjera. Ekspozita do të mbahet nga data 9-23 shtator 2022 në Galeria e Artit Tiranë, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të organizohet në datën 11 shtator, ora 17.00. Hyrja në ceremoninë e ndarjes së çmimeve është falas, ndërsa bileta e ekspozitës është 50 lekë (rreth 50 cent). Gjithashtu gjatë ditëve të festivalit do të organizohen punëtori fotografie me lektorë Armand Habazaj dhe Bevis Fusha. Risia e këtij viti është organizimi I Foto Safari në dy ditë me Albert Cmeta. Pjësëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë të fotografojnë natyrën dhe biodiversitetin e saj.

What to do in September in Tirana

Koncerti i Rita Orës në sheshin Skënderbej-6 shtator

Rita Ora do të mbajë një koncert në Tiranë, Shqipëri, më 6 shtator, si pjesë e festimeve të Tiranës, Kryeqyteti i Rinisë Evropiane 2022. Hyrja është falas!

What to do in September in Tirana

 

Tirana Digital Nomad Festival

Festivali Digital Nomad është një event 3-ditor që do të lidhë nomadët dixhitalë në mbarë botën për një eksperiencë të paharrueshme në Shqipëri. Ky festival synon të prezantojë Tiranën dhe projektet e saj të reja të paeksploruara që mirëpresin të gjitha komunitetet e teknologjisë.

What to do in September in Tirana

Mural Fest Tirana-Edicioni i 4-të

Mural Art Fest është rikthyer në Tiranë. Nga 1 shtatori deri më 30 shtator, 12 artistë ndërkombëtarë do të pikturojnë murale të ndërtesave të ndryshme në të gjithë qytetin. Ky është edicioni i katërt. Ceremonia e hapjes së prezantimit të artistëve të këtij edicioni do të mbahet në Reja, më 5 shtator.

September TiranaArt dhe Kulturë

Javët Kulturore Ndërkombëtare në Shtator

Java e Kulturës Britanike (1-11 shtator)

Java e Kulturës në Suedi (12-19 shtator)

 Disa sugjerime nga Visit Tirana mbi akomodimin dhe restorantet në Tiranë:

Rekomandime hotelesh: Unik Hotel, Habitat Hotel

Rekomandime restorantesh: Gambero GourmetAmo Sushi, Habitat Restaurant,  Pizzeria Pavarotti


Tirana ofron shumëçka për të gjitha moshat. Përse mos ta zbuloni tani!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies