Conde Nast Traveler- Tirana, një ndër qytet Europiane të nënvleresuara

“Braktisni librat me guida dhe udhëtoni në thesaret shumë pak të njohura”, kështu shkruan Conde Nast Traveler, revista Amerikane e stilit dhe luksit. Në artikull pëmenden “destinacionet suprizuese” të Europës, ku përshihet dhe Tirana, kryeqyteti i gjallërishëm dhe interesant I Shqipërisë. Tiranën e përshkruajnë si një qytet me histori interesante, një qytet që zhvillohet me ritme të shpejta dhe I rrethuar me natyrë fantastike.

Things to do in Tirana in July

 Ja çfarë shkruhet më tej:

“Një vizitë në Tiranë të ofron menjëherë një rrëfim të shkurtër të historisë së trazuar dhe njëkohësisht tërheqëse të Shqipërisë dhe aty merr ndjesinë e kryeqytetit të gjallë dhe me zhvillim të shpejtë.  Qyteti kombinon kujtimet arkitekturore magjepsëse të kapitullit të komunizmit me energjinë e madhe të të rinjve, kjo duket dhe nga metamorfoza e Piramidës monumentale të Tiranës të vitit 1988 në një qendër kulturore teknologjike dedikuar të rinjve. Qendra e qytetit është për këmbësoret dhe plot me vende thjesht për të qëndruar (uluni në stolat e sheshit Skënderbej, me kafe të ftohtë në dorë ), me natyrën që nuk ndihet kurrë shumë larg – pa lënë mënjanë Parkun e Madh Grand dhe malit madhështor të Dajtit, i cili rrethon qytetin.

Për pamje magjike dhe panoramike të Tiranës shkoni në Malin e Dajtit me teleferic, para se të bëni një udhëtim kulinarie nëpër Shqpëri te restorant “Mullixhiu” që ndodhet në Parkun e Madh, ku do të merrni të gjitha shijet shqiptare. Për të shijuar jetën e natës shkoni në zonën e Bllokut. “

Artikulli origjinal këtu!

 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies