Tirana në muajin Korrik është më pak e populluar gjatë orëve të ditës për shkak të temperaturave të larta dhe sepse shumë njerëz janë drejtuar vendeve bregdetare për pushime. Por kjo s’do të thotë që në Tiranë nuk ka gjallëri, përkundrazi pasditeve të vona dhe darkave Tirana ka një atmosferë fantastike, në sheshin “Skënderbej” sheh familje që shëtisin rreth e qark sheshit, fëmijë që luajnë, të rinjë që bëjnë xhiro me biçikleta.
Parku i Liqenit Artificial është një tjetër destinacion për netët e gjata të verës, ku shpeshherë shfaqen filma. Filmat fillojnë në orën 19.00.
Java e parë e Korrikut është dedikuar Kulturës Turke, ku nga data 29 qershor deri në 7 Korrik do të zhvillohen shumë aktivitete si: koncerte, ekspozita, filma dhe workshope.
Në 11 Korrik do të zhvillohet festa e përvitshme e Fergeses. Këtë vit do të jetq një si sfide gatimi mes Tiranës dhe Elbasanit.
Travel Fest-Java Ndërkombëtare e Filmit në Tiranë
Travel Fest Albania në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit sjellin festivalin ndërkombëtar të filmit në datat 18 deri në 24 Korrik . Gjithsej do të shfaqen rreth 128 filma me 42 shtete pjesëmarrëse në dy vendndodhje të ndryshme, në orën 20:00 deri në orën 23:00.
Hapja dhe mbyllja e shfaqjes do të bëhet në Amfiteatrin e Tiranës. Më pas në vijim shfaqja do të zhvillohet në Parkun Rinia.
Amfiteatri i Tiranës thuajse çdo mbrëmje ka shfaqje muzikore, baleti apo aktivitetete të tjera argëtuese për të gjitha moshat. Gjatë sezonit veror në Parkun e Madh të Liqenit Artificial organizohen dhe Kampet Verore për fëmijë nga ora 09:00 deri në orën 13.00.
Për t'u freskuar fundjavave mund t'i drejtoheni vendeve natyrore si kanioneve e lumit Erzen, Syrit të Ciklopit, apo liqeneve të shumta që ndodhen në Tiranë.
Pishinat janë një tjetër mundësi për argëtim dhe shlodhje, një vend që ne na pëlqen shumë për shkak të pastërtisë dhe vendodhjes në natyrë të gjelbër janë Pishinat Tagan, në Petrelë.
Ju urojmë muaj të mbarë!
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |