Çfarë të bësh në Tiranë në Qershor 2022

Vera erdhi! Tirana gëlon nga aktivitetet e shumta nga mëngjesi deri në mbrëmje. Sheshet dhe parqet kryesore të Tiranës mbushen plot me vendas e vizitorë të huaj që shijojnë kryeqytetin.

Cfare te besh ne Tirane ne Qershor

Qershori nis me festën e fëmijëve, ditë në të cilën Bashkia e Tiranës organizon një sërë aktivitetesh në pika të ndryshme të qytetit. Ndërsa, në 4 Qershor do të bëhet hapja Parkut Zoologjik, pas mbylljes për restauarim. 

Cfare te besh ne Tirane ne Qershor

Java Italiane sjellë Italinë në Tiranë me aktivitete për të gjithë, kulnari, muzikë, traditë të gjitha do t’i përjetoni në ditë dhe vende të ndryshme në Tiranë, ku nata e fundit do të jetë koncerti i Albano Carisit, në Amfiteatrin e Tiranës. 

Programi i plotë!

Colour Day festival është festivali i madh që këtë vit do të mbahet në dy ditë, 11-12 Qershor. Përvec artistëve vendas, Lil Pump këngtëtari me famë botërore do të performojë në sheshin “Nënë Tereza”.

Cfare te besh ne Tirane ne Qershor

Qershori është muaji perfekt për të marrë rreze dielli në parqet e Tiranës, të organizoni piknik ose të shijoni kinematë në ambiente të hapura. Shëtitje me biçikleta rreth liqenit, ose ecje janë disa nga aktivitetet të tjera që mund t’i shijoni më së shumti gjatë pasditeve.

Gjatë ditëve me temperatura të larta freskohuni nw pishinat e kryeqytetit, njw ndwr tw preferuat tona wshtw Kompleksi i pishinave Tagan.  Ky kompleks ndodhet në fshatin Tagan, Petrelë, 12 km në juglindje të kryeqytetit, rruga kombëtare Tiranë-Elbasan.  Struktura ndodhet në një pozicion të përshtatshëm gjeografik, me ajër të pastër dhe ujë të bollshëm, i pasur me bimësi dhe qetësi absolute.

Cfare te besh ne Tirane ne Qershor

Gjatë fundjavave mund të eksploroni fshtatrat e Tiranës, ose të kaloni një ditë në Parkun e Malit të Dajtit ose te Parku i Aventurave në Dajt, një vend fantastik për fëmijë e të rritur. Për aventurierët e vërtetë mund të provojnë zipline në Petrelë, një eksperience e paharrueshme për këdo.

 

 Disa sugjerime nga Visit Tirana mbi akomodimin dhe restorantet në Tiranë:

Rekomandime hotelesh: Unik Hotel, Habitat Hotel

Rekomandime restorantesh: Gambero GourmetAmo Sushi, Habitat Restaurant,  Pizzeria Pavarotti

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies