Lea nga Gjermania, studente praktikante në Shqipëri në fushën e Turizmit të Qëndrueshëm, ka shkruajtur për disa prej udhëtimeve ditore që ka bërë në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Udhëtimin me familjen e saj në Liqenin e Bovillës e përshkruan si mjaft të këndshëm dhe me pamje fantastike.
“Në fundjavën kur familja ime erdhi të më vizitonte, unë doja ti tregoja jo vetëm qytetin por edhe rrethinat e Tiranës. Nëse ju e keni parë Tiranën dhe nuk jeni fans I muzuemeve por thjesht pëlqeni të eksploroni natyrën, të bëni ecje, ngjitje etj, këto udhëtime ditore nëpër rrethinat e Tiranës mund të jenë të përshtatshme. Ju mund ti bëni në një fundjavë të plot apo në ditë të ndryshme.
Sipas parashikimeve të motit do të përkeqësohej në ditët në vijim, vendosëm që të shtunën të shkonim në Liqenin e Bovillës për të parë liqenin në një ditë me qiell të pastër. Ne morëm me qira një makinë për gjithë fundjavën. Në Liqenin e Bovillës mund të shkosh me makinë personale ose me shofer, pasi nuk ka mjet public transporti deri në Bovillë. Ne u nisëm rreth orës 10-11 paradite. Për shkak se infrastruktura rrugore nuk është e mirë, udhëtimi zgjati 1 orë dhe pse distanca ishte 20 km nga Tirana. Pamja që na shoqëronte gjatë udhëtimit me makinë ishte e mrekullueshme. Pasi arritëm, makinën e parkuam në fillim të digës dhe vendosëm të ecnim drejt shtegut për të bërë ngjitjen, duke ndjekur shenjat orientuese te lyera me bojë.
Pasi ke ecur 20 minuta gjendesh pranë një restoranti, i cili kishte dhe parkim, gjë që ne nuk e dinim. Nëse dëshironi të ngjiteni lartë për të parë një pamje të gjerë dhe fantastike të rezervuarit, duhet të ecni në krahun e djathtë të restorantit dhe të ngjisni shkallët. Për të arritur te platforma duhet të paguani 100 lek për person që të ngjisni shkallët. Vende-vende rruga është e vështirë dhe duhet patjetër të keni mbathur këpucët e duhura për ngjitje pasi mund të rrëshkisni, ne na u desh që herë pas herë të mbaheshim me duar që të mos rrëshkisnim. Në fund e gjithë lodhja ja vlen, pasi shpërblehesh me një pamje që të le pa frymë. Gjeni një vend të rehatshëm për t’u ulur dhe konsumuar drekën që keni marrë me vetë (kështu bëm dhe ne).
Ka opsione të tjera për ngjitje që ne nuk i dinim më parë dhe nuk I gjetëm në internet, por këto ngjitje zgjasin disa orë dhe duhet të planifikosh më parë, si dhe patjetër të kesh eksperiencë për ngjitje të tilla. Një opsion është ngjitja në Malin e Gamtit dhe më tutje mund të ngjitesh në Herraj për t’u kthyer sërish në rrugë.
Opsioni i dytë do të ishte Ngjitja në Malin e Gamtit dhe kthimi duke ndjekur të njëjtën shteg, nga ana e lindjes. Ne u përpoqëm të gjenim këtë shteg por nuk mundëm. Pasi zbritëm sërish te platforma, na mbeti ende pak kohë, kështu që vazhduam ecjen duke lënë pas restorantit në të majtën tonë për të vazhduar në drejtim të Ranzës për te gjetur fillimin e një shtegu tjetër. Ishte një shteg ikëndshëm, ku përshkruam përmes platacioneve të gështenjave dhe fushave, me pamje nga liqeni. Më pas vendosëm të ktheheshim duke ndjetur të njëjtën rrugë për të dal në rrugën kryesore ku kishim parkuar makinën. U kthyem në Tiranë rreth orës 19.00 dhe vendosëm të shkonim te Veggies, një restorant vegjetarian dhe vegan në Bllok.
Artikulli nga Lea Lohmueller
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |