Maji është muaji ideal për të vizituar Tiranën. Temperaturat janë të ngrohta dhe koha perfekte. Në fakt në duket sikur vera vjen me këtë muaj. Është muaji i preferuar për turistët gjithashtu, ku sheshet e Tiranës i sheh plot me grupe turistësh nga vende të ndryshme të botës.
Ky është muaji më i gjallërishëm sepse fillojnë aktivitetet në natyrë, koncerte, kinema në natyrë, shfaqje teatrale etj. Maji është muaji i fundit i populluar në Tiranë, para se të nis vera e vërtetë ku qyteti zbrazet dhe njerëzit largohen drejt plazheve, duke bërë që kryeqyteti të bjerë në qetësi. Në fund të Majit përfundon dhe sezoni shkollor dhe shumë fëmijë shkojnë nëpër kampe verore.
Dita e parë e Majit është ditë pushimi për shkak “Ditës së Punëtorëve”, ku në Shqipëri festohet si ditë pushimi, ndërsa në vendet e tjera protestohet. Kjo ditë kujton protestën në Amerikë për të drejtat e punëtorëve, ku u kërkua të vendosej 8 orarëshi i punës. 5 Maji është gjithashtu ditë pushimi, sepse përkujtohen Dëshmorët e Kombit.
Në Pallatin e Kongreseve pas 3 vitesh rikthehet Olen Cesari Show. 2 netë të paharrueshme me shumë të ftuar special dhe Laser Show në 2-3 Maj.
Një ndër eventet e mëdha të rëndësishme është Tiranathlon, e cila do të mbahet në 29 Maj në Liqenin e Farkës.
Atletët nga e gjithë bota do të mblidhen më 29 maj në liqenin e Farkës/Hellenic Park për të garuar në një organizim të bukur, të sigurt dhe të nivelit të lartë që do të sigurojë një përvojë unike dhe të paharrueshme për të gjithë garuesit dhe spektatorët.
Vizitoni www.tiranathlon.com shikoni distancat, sfidoni veten, regjistrohuni dhe bëhuni pjesë e kësaj aventure.
Ndërsa qyteti do të gumëzhijë nga aktivitetet, ne ju rekomandojmë që fundjavave të shkoni në atraksionet natyrore të Tiranës. Një ide shumë e mirë për një fundjavë aventure me familjen ose shoqërinë është një ditë në Parkun e Aventurave në Dajt, i cili hapet në 1 Maj pas mbylljes në sezonin e dimrit. Destinacion mjaft i preferuar është dhe Liqeni i Bovillës, Syri i Cikllopit, Kanionet e Erzenit. Ndërsa për piknik mund të shkoni në Liqenin e Farkës, Pezë, Petrelë etj.
Disa sugjerime nga Visit Tirana mbi akomodimin dhe restorantet në Tiranë:
Rekomandime hotelesh: Unik Hotel, Habitat Hotel
Rekomandime restorantesh: Gambero Gourmet, Amo Sushi, Habitat Restaurant, Pizzeria Pavarotti,
Muaj të bukur e të mbarë në Tiranë!
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |