Çfarë të bëni në Tiranë në Prill 2022

Prilli është një ndër muajt ku në Tiranë ndihet një gjallëri e madhe. Pas muajit Mars, herë me shi e herë me diell, vjen Prilli me motin e ngrohtë.

Këtë muaj janë planifikuar shumë evente pjesë e programit të “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë”, të cilat publikohen në faqen e tyre zyrtare këtu.

 Muaj Prill ne Tirane

 

Festoni Pashkët në Tiranë

Në datat 15,16,17  Prill janë datat të shënuara për besimtarët katolikë të cilët kremtojnë ringjalljen e Krishtit. Çdo vit, besimtarët marrin pjesë në shërbesat katolike të Pashkëve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Ndërsa Pashkët Ortodokse festohen këtë vit në 22,23 dhe 24 Prill. 

 Muaj Prill ne Tirane

Aktivitete në natyrë

Koha është ideale për ecje në natyrë, shëtitje me biçikleta apo një piknik me familjen. Liqeni i Parkut Artificial është më i frekuentuari pasi ka më shumë facilitate dhe një park lojërash për fëmijët si dhe mjedise reakrative. Ndërsa Parku i Liqenit të Farkës mbetet disi më pak i populluar dhe mund të shijoni qetësishtë natyrën.

 Muaj Prill ne Tirane

Për ju që keni pasion udhëtimet në natyre, ngjitje dhe ecje në male, ne kemi një listë me vendet natyrore në Tiranë.

Mos harroni të merrni pjesë në konkursin sezonal #TiranaSpring2022, postoni në Instagram foto të pranverës në Tiranë.

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Visit Tirana (@visit_tirana)

Disa sugjerime nga Visit Tirana mbi akomodimin dhe restorantet në Tiranë:

Rekomandime hotelesh: Unik Hotel, Habitat Hotel

Rekomandime restorantesh: Gambero GourmetAmo Sushi, Habitat Restaurant,  Pizzeria Pavarotti

Muaj të bukur e të mbarë në Tiranë!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies