Turizmi dentar, risia turistike e Tiranës

Turizmi dentar vitet e fundit po përmendet si risi në tregun shqiptar. Klinikat dentare janë të shumta vecanërisht në Tiranë, të cilat kanë nisur që ti përgatisin paketat jo vetëm me shërbimet që duan klientët për dhembët e tyre, por për tu krijuar atyre një qendrim të këndshëm, relaksues dhe argëtues në Tiranë po i ndërthurin të gjitha nevojat e tyre në një paketë të vetme.

Emerald Dental është një prej këtyre klinikave në Tiranë që e ka përgatitur paketën të plotë që nga fluturimi me avion i klientëve, pritja e tyre në aeroport, shoqërimi të hoteli në zemër të Tiranës, ofrimi i paketave full board dhe half board dhe për ushqimin, dhe më pas organizimin e ditës së klientit, ku hyn shërbimi dental dhe më pas shoqërimi i tij në Tiranë çdo ditë në një tur ndryshe. 

Rreth Emerald Dental

Poliklinika dentare EMERALD, ka si synim kryesor të saj promovimin e shëndetit oral si dhe ofrimin e shërbimeve dentare komplekse dhe trajtimin e sëmundjeve, anomalive, që shfaqen tek te gjitha moshat  nëpërmjet një shërbimi të specializuar dhe profesional të nivelit të larte.

Ky shërbim bëhet i mundur në sajë të teknologjisë, aparaturave bashkëkohore që poliklinika  disponon, por edhe nga profesionalizmi, cilësia e punës që ofrohet nga stafi mjekësor me eksperiencë.

Poliklinika ofron shërbimin stomatologjik sipas të gjitha kushteve dhe standardeve ndërkombëtare. Mjekët, pajisjet dhe materialet janë të certifikuara nga Bashkimi Europian për sigurinë dhe standardet perendimore.

Në poliklinikë do te gjeni shërbim profesional, me kosto te arsyeshme lidhur me këto shërbime:

-Zëvendësim të dhëmbëve të munguar nëpërmjet implanteve TITANIUM dhe ZIRKONIUM, monofazë me ngarkim të menjëhershëm të kurorës dhe bifazik, kurora vendoset pas 3­ deri 6 muajsh, pasi implanti të jetë integruar me kockën.

- Zëvendesimi i dhëmbëve të munguar me ura, qeramike, zirkon etj, proteza të lëvizshme me ose pa implante

- Drejtimi i dhëmbëve me metodën klasike, braketa metalike dhe qeramike, tërheqja në harkadë e dhëmbëve të mbetur në kockë. Drejtimi i dhëmbëve 3D nëpërmjet maskerinave transparente sipas metodës inovative dhe shkurtimit të kohës (Invisalign).

- Kirurgji  Orale, ekstraksione kirurgjikale të dhëmballave të pjekurise, kistektomi, sinus lifting, gingivoplastike me lazer për korrigjimin e buzëqeshjes gingivare, dhëmbëve të retinuar, lidhesja e gjuhes, lidhesja e buzës.

- Korrigjimi i bruksizmit (shtrengimit të dhembeve) me botox të muskujve.

- Dentistri estetike. Buzëqeshje gingivare, faseta kompoziti, faseta  E-max, planifikuar nga progami “Buzeqeshje Dixhitale”.

- Estetika e fytyrës, korigjim me Botox dhe Filler.

Turizmi dentar

Të gjitha këto shërbime më lart, ju mund t’i merrni të shoqëruara me një paketë turistike all inclusive. Ju ofrohet paketë e plotë turistike ekstra për qytetarët europianë që do kryejnë shërbimet dentare, duke paguar vetëm për shërbimin oral.

Përmbajtja e paketës: Udhetimi, Transferta nga/drejt aeroportit, akomodim ne hotel me 4 yje half bord, vizite në Muzeun Kombëtar, udhëtim me teleferik drejt malit të Dajtit, vizite në shkallen e Tujanit, vizite në hipodromin Mullet, shëtitje me kalë etj.

Kontribute të tjera

Emerald Dental ofron gjithashtu organizimin e konferencave me karakter informues me prindër dhe mjekë të rinj mbi shendetin oral.

Pacienti do të marrë shërbim të kompletuar nga check-up dentar, imazheria, konsulta në distance përpos trajtimit në ambientet e poliklinikës.

Poliklinika bashkëpunon ngushtë me  Institucionin e Bashkisë Tiranë, ku së fundmi ka nje marrëveshje mbi programin “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinise 2022: Studentet dhe të rinjë që do të frekuentojnë qytetin e Tiranes do të përfitojnë 1.000 shërbime dhuratë.

Emerald Dental ndodhet në nje nga arteriet kryesore të Tiranës:”Rruga e Kavajes Pallati me Shigjeta”, ku çdo qytetar  vjen lehtesisht si nga aeroporti ‘Nene Tereza”, gjithashtu dhe nga te gjitha portet e Shqipërisë.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies