Muaji Mars, sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë. Është koha kur mund të admironi lulëzimin e pemëve te Parku i Madh i Liqenit, te rruga e Kavajës, te Xhamlliku dhe pemët përgjatë lumit Lana.
Koha fillon e ngrohet, dita fillon e bëhet më e gjatë dhe njerëzit kanë më shumë mundësi të shijojnë natyrën.
Marsi pritet me shumë entuziazëm nga ne shqiptarët për shkak të disa ditëve të shënuara si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës (8 Mars), Festa e Ditës së Verës 14 Mars, dhe më 22 Mars festohet Dita e Nevruzit.
7 Marsi dhe 8 Marsi
Dikur 7 Marsi, festa e Mësuesve festohej duke shkuar te shtëpitë e mësuesve. Një grup nxënësish, më të mirët, shkonin me lule ose dhurata për të falenderuar mësuesin për mësimdhënien dhe ai ose ajo i priste me gjithë të mirat. Sot 7 marsi ende festohet, por brenda mjediseve të shkollës, dhe tradita e luleve vazhdon.
8 Marsi dikur ishte dhe Festa e Nënave, ku ishte një moment për të falenderuar nënat tona që na rritën dhe mbështetën. Në këtë ditë të gjithë ndihmonin nënën që të mos lodhej me punët e shtëpisë dhe i bënin dhurata. Sot ka marrë kuptimin e festës ndërkombëtare të Gruas si kudo në botë. Përsëri shumica e grave preferojnë të festojnë, duke dalë për drekë apo darkë me koleget apo mikeshat e tyre, megjithatë ka plot gra që protestojnë për më shumë të drejta dhe mundësi e barazi me burrat.
Në kuadër të Ditës së Gruas do të organizohet FemFest, një festival dedikuar gruas shqiptare. Festivali zgjat 4 ditë nga data 5-8 Mars, ditët të cilat janë të mbushura me shfaqje, ekspozita, teatër dhe marshimi në sheshin Skënderbej në 8 Mars.
14 Mars- Dita e Verës
Në 14 Mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë pagane e ardhur nga kohët e lashta. Elbasani është qyteti i cili e ka në traditë këtë festival (lexoni këtu) por vitet e fundit vëmendja është kthyer dhe në Tiranë, ku çdo vit ka pasur aktivitete të shumta.
22 Mars-Dita e Novruzit
Dita e Sulltan Novruzit, është ditë pushimi në Shqipëri. Kjo ditë lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.
Shijoni natyrën
Ka plot vende të bukura natyrore në Tiranë ku mund të shijoni ardhjen e pranverës. Për një eksperiencë unike ne ju rekomandojmë një udhëtim me teleferik me Dajti Ekspres drejt malit të Dajtit, për një panoramë fantastike të Tiranës.
Nëse do të pyesnit për hotel me pamje të bukur nga liqeni i Tiranës, me dhoma moderne të rehatshme, ne do t'ju sugjeronim Unik Hotel.
Për shije mesdhetare ju rekomandojme restorant Verandën në Teg. Ndërsa për adhuruesit e sushit, ju ftojmë të provoni supermenunë Amo Poke te Amo Sushi në Teg.
Nëse dëshironi të eksploroni vende dhe atraksione të tjera natyrore në Tiranë, këtu gjeni një listë me turet që ne organizojmë.
Në fillim të marsit hapet dhe konkursi sezonal #TiranaSpring2023, merrni pjesë duke postuar fotot në Instagram të pranverës në Tiranë.
Kujdesuni për veten dhe shijojeni Marsin në Tiranë!
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |