Pas Janarit të ftohtë dhe të zymtë, thuajse të gjithë mezi presin muajin Shkurt.
Me muajin shkurt vjen dhe atmosfera romantike në kryeqytet që nis me dekorimin e qytetit për festën e të dashuruarëve. Shkurti konsiderohet si muaj i ftohtë por kjo nuk do të thotë që mungojnë aktivitetet në ambiente të hapura. Ndaj vishuni ngrohtë dhe shijoni atë ç’ka Tirana ofron këtë muaj. Shkurti është si pranvera e ardhur herët me çeljen e mimozave ku do ti shihni shpesh nëpër lagjet e Tiranës.
Më 4 shkurt, Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Z. Veliaj do të jetë çel eventin e hapjes për programin e “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, ku do të prezantohet kalendari dhe eventet e para që do të nisin në Shkurt.
Më 11 shkurt, Tirana feston 102-vjetorin e shpalljes kryeqytet i Shqipërisë në 1920 në Kongresin e Lushnjës. Për Tiranën është një datë e rëndësishme dhe si e tillë i kushtohen disa evente, një prej të cilave është ekspozita në Galerinë e Tiranës.
Krijoni momente të bukura me të dashurit e zemrës në ditën e Shën Valentinit: shijoni një natë të paharrueshme në Hotel Unik, apo një darkë romantike në restorantin Gambero.
Surprizojeni njeriun e zemrës me një natë speciale në shampanjë dhe jacuzzi në suitën ekskluzive në Habitat Hotel.
Evente të tjera në Tiranë:
Magjepsuni nga krijimtaria e Tish Daija, një prej kompozitorëve më të mirë të muzikës shqiptare. Një koncert me krijimet më të bukura të sjella nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit në 9 shkurt, ora 19.00.
Një mbrëmje gala në Teatrin e Operas dhe Baletit i dedikohet Panajot Kanaçit, “magjistari i valleve shqiptare”.
Një shfaqje me krijimtarinë më të bukur, që mjeshtri Panajot Kanaçi realizoi në mbi 50-të vjet karriere në skenën e TKOBAP.
Fundjavat me fëmijët në Tiranë
Çojini fëmijët te "Aty ku mali takohet me hënën", një roman fantazi për fëmijë i shkruar nga Grace Linn, i frymëzuar nga Folklori Kinez. Lërini fëmijët të përjetojnë këtë botë fantazi në Theatre Metropol.
Shijojeni sa më shumë këtë muaj dhe mos harroni që në 28 Shkurt mbyllet dhe konkursi #TiranaWinter2022 në Instagram, ndaj postoni sa më shumë foto nga Tirana me këtë hashtag.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |