Çfarë të bëni në Tiranë në Shkurt 2022

Pas Janarit të ftohtë dhe të zymtë, thuajse të gjithë mezi presin muajin Shkurt. 

Me muajin shkurt vjen dhe atmosfera romantike në kryeqytet që nis me dekorimin e qytetit për festën e të dashuruarëve. Shkurti konsiderohet si muaj i ftohtë por kjo nuk do të thotë që mungojnë aktivitetet në ambiente të hapura. Ndaj vishuni ngrohtë dhe shijoni atë ç’ka Tirana ofron këtë muaj. Shkurti është si pranvera e ardhur herët me çeljen e mimozave ku do ti shihni shpesh nëpër lagjet e Tiranës.

Më 4 shkurt, Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Z. Veliaj do të jetë çel eventin e hapjes për programin e “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, ku do të prezantohet kalendari dhe eventet e para që do të nisin në Shkurt.

Më 11 shkurt, Tirana feston 102-vjetorin e shpalljes kryeqytet  i Shqipërisë në 1920 në Kongresin e Lushnjës. Për Tiranën është një datë e rëndësishme dhe si e tillë i kushtohen disa evente, një prej të cilave është ekspozita në Galerinë e Tiranës.

 

Krijoni momente të bukura me të dashurit e zemrës në ditën e  Shën Valentinit: shijoni një natë të paharrueshme në Hotel Unik, apo një darkë romantike në restorantin Gambero.

Surprizojeni njeriun e zemrës me një natë speciale në shampanjë dhe jacuzzi në suitën ekskluzive në Habitat Hotel.

Evente të tjera në Tiranë:

Magjepsuni nga krijimtaria e Tish Daija, një prej kompozitorëve më të mirë të muzikës shqiptare. Një koncert me krijimet më të bukura të sjella nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit në 9 shkurt, ora 19.00.

Një mbrëmje gala në Teatrin e Operas dhe Baletit i dedikohet Panajot Kanaçit, “magjistari i valleve shqiptare”.

Një shfaqje me krijimtarinë më të bukur, që mjeshtri Panajot Kanaçi realizoi në mbi 50-të vjet karriere në skenën e TKOBAP.

Fundjavat me fëmijët në Tiranë

Çojini fëmijët te "Aty ku mali takohet me hënën", një roman fantazi për fëmijë i shkruar nga Grace Linn, i frymëzuar nga Folklori Kinez. Lërini fëmijët të përjetojnë këtë botë fantazi në Theatre Metropol.

Shijojeni sa më shumë këtë muaj dhe mos harroni që në 28 Shkurt mbyllet dhe konkursi #TiranaWinter2022 në Instagram, ndaj postoni sa më shumë foto nga Tirana me këtë hashtag.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies