Koha kur moti freskohet mëngjeseve dhe mbrëmjeve të duhet një xhaketë e lehtë. Me një kafe në dorë ju mund të shëtisni nëpër qendrën e qytetit duke vizituar atraksionet kryesore, sheshin Skënderbej, Kullën e Sahatit, Xhaminë e Et’hem Beut. Për të shijuar vjeshtën në Tiranë, ne ju sugjerojmë të shëtisni nëpër pedonalen e Tiranës dhe të uleni në një nga baret aty për të soditur rënien e gjetheve duke shijuar një pije të ngrohtë.
Cilat janë eventet e mëdha që priten këtë muaj në Tiranë?
Për Tiranën është një muaj i ngjeshur me aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.
Tirana Photo Festival ( 8-15 Tetor 2021)
Një nga eventet vjetore është festivali i fotografisë i organizuar nga DMO Albania & Visit Tirana. Festivali fillon në 8 Tetor, ku nata e parë i dedikohet ndarjes së çmimeve për pjesëmarrësit e konkursit. Festivali është mbështetur nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës. Festivali do të zgjasi nga 8 Tetori deri në 15 Tetor, ku gjatë këtyre ditëve do të ketë kurse fotografie nga dy lektor. Kurset sponsorizohen nga Arena Center.
Maratona e Tiranës ( 17 Tetor 2021)
Bashkia Tiranë ka njoftuar se Maratona e Tiranës do të organizohet në 17 Tetor. Maratona e Tiranës është eventi më i madh sportiv i vitit. Numri i pjesëmarrësëve rritet nga vit në vit, ku marrin pjesë rreth 2500 garues nga 40 vende të ndryshme të botës. Për informacione të mëtejshme dhe për t’u regjistruar, klikoni këtu.
Shfaqje teatrale dhe evente të tjera
Teatri i Operas dhe Baletit ka filluar me shfaqjet që në Shtator në shtëpinë e vetë të rikonstruktuar.
Teatrot e kryeqytetit kanë çelur sezonin e ri artistik dhe vijojnë shfaqjet e ndryshme.
Ky muaj pritet të sjell ekspozita të reja nëpër galeritë e qytetit. Në Galerinë Kombëtare të Arteve ju mund të shihni “koleksionin e galerisë ndër vite”.
Ju që dëshironi të mësoni më shumë mbi historinë e shqipërisë, mund të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun e Gjetheve, si dhe Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë.
Fundjavat e vjeshtës në natyrë
Nëse nuk keni ide se ku mund të kaloni fundjavat në natyrë, ne ju sugjerojmë të shihni destinacionet që ne kemi listuar në këtë link.
Dy aktivitete të tjera që priten të organizohen në fund të Tetorit janë Tradita e Vajit të Ullirit në Tiranë që do të zhvillohet në fshatin Ndroq, ndërsa pranë Kullës së Sahatit do të organizohet Panairi i Artizanatit.
Muaj të mbarë në Tiranë!
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |