Pas shumë hezitimesh vendosa të provoja sushin për herë të parë, pasi më kishin sugjeruar një restorant të ri Aziatik në Tiranë, Amo Sushi.
Me gjithë review-t e mira që lexova për këte restorant edhe pse është hapur prej pak kohësh, vendosa ta provoj. Restoranti gjendet shumë lehtë sepse ndodhet në qendër të qytetit, në bulevardin kryesor midis sheshit “Nene Tereza” dhe “Skenderbej”. Nëse kjo nuk ju orienton akoma është fiks te Kullat Binjake, te Kulla nr. 2 ne Katin 0.
Sapo futesh në restorant sheh interierin minimalist por modern ndryshe nga ngjyrat e ndezura tipike të restoranteve aziatike. Stafi i buzëqeshur të uron mirëseardhjen dhe të fton të akomodohesh. Restoranti është mesatar në madhësi dhe arredimi është me shumë shije.
Ky është restoranti i parë në Tiranë që ofron formulën “All You Can Eat”. Pasi akomodohem ve re nje skedar ne tavolinë që më kuriozon. Pas shpjegimit që më jep stafi shërben për të renditur të gjitha pjatat që dua të porosis. Në fund të këtij skedari shoh dhe menunë me ‘QR code’ që mund ta skanosh dhe ta shohësh online, gjithashtu dhe një shënim që të informoj stafin nëse kam ndonjë lloj intolerance apo alergji ushqimore.
Si herë e parë për mua me formulen AYCE e gjej lehtësisht të kuptueshme: ti zgjedh çfarë të duash nga menuja dhe do paguash vetëm 1990 lekë, në rast se je për drekë, dhe 2990 lekë nëse je per darke. Pse ndryshon çmimi? Sepse në darkë ka një shumëllojshmeri më të madhe pjatash në dispozicion.
Mendoj me vete që duhet të ketë një hile këtu! Pyes dhe më informojnë që kushti i vetëm është që çdo gjë që porositet duhet të konsumohet, në të kundërt paguhet extra me çmimin I cili gjendet në menu. Duhet të them që më pëlqen shumë kjo menyrë sepse kështu asnjë nuk shpërdoron ushqimin.
Perveç formulës AYCE, sigurisht që është dhe mundësia për të porositur ushqimet që dëshiron, me çmimet fikse të menusë. Për fëmijët çmimet janë të përgjysmuara dhe për fëmijët nën 4 vjeç janë falas. Një vlerë e shtuar është edhe mundesia për të konsumuar sushi edhe për vegjetarianet.
Hap menun dhe në fletën e dytë të menusë gjendet dhe lista e alergjentëve për personat që vuajnë nga alergji të ndryshme të produkteve të ndryshme, gjë që më bëri përshtypje pasi nuk e kisha hasur në restorante të tjera në Tiranë.
I kërkova mendim kamarierit se çfarë mund të porosisja dhe vendosa të filloja me një Sashimi mix që t’i provoja të gjitha nga pak. Porosia nuk vonoi shumë dhe pse kishte pak ngarkesë. E kisha dëgjuar që sushi është art më vete dhe e vërtetova kur më sollën pjatën, një larmi ngjyrash e shijesh dhe të servirura bukur. Ishte momenti i provës, kamarieri më instruktoi si të përdorja shkopinjtë dhe sushin ta shoqëroja me salcën e sojës për një shije më të mirë.
Kafshata e parë ishte një shpërthim shijesh të ndryshme, jo ashtu si e kisha imagjinuar që do të ndieja aromën e salmonit apo tonit. I provova një e nga një dhe të gjitha më pëlqyen, por do të veçoja “Hoso Sake” që e gjeje në menu me kodin H6, pasi te gjitha pjatat kishin nje kod specifik, gjë që mua si jo njohëse e mirë e kësaj kuzhine më ndihmonte shumë të kuptoja llojet e ndryshme.
Një kafshatë dhe kuptova që do të isha një frekuentuese e rregullt e këtij restoranti dhe një fanse e re e kuzhines aziatike dhe sushit.
Mendova që heren tjetër të vij me bashkëshortin por ai nuk e ka qejf sushin. Do përpiqem ti ndërroj mendjen por ama duke parë menun dhe shumëllojshmërin gjithsesi kam nje plan “B” pasi në AMO SUSHI gjen dhe gatime të tjera si supë, spaghetti,tempura perimesh, ravioli, oriz me perime... lista vazhdon pafund!
Në fund të vaktit po mendoja që e gjitha ishte një eksperiencë unike, dhe falë Amo Sushi-t kuzhinës aziatike dhe sushit iu shtua një “fanse” e re!
Sa mirë që ofrojnë dhe shërbimin delivery që mund të porosis nga shtëpia ose zyra. Po shënoj dhe për te gjithe ju qe e lexuat këtë artikull kontaktet dhe linkun ku mund të shihni menun online për të përjetuar dhe ju një eksperiencë të ngjashme me timen.
Mezi pres te kthehem serish ne Amo Sushi!
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |