Covid-19, rregullat dhe kufizimet në Shqipëri

 E perditesuar 30 Gusht 2021

Për të gjithë të interesuarit për të udhëtuar drejt Shqipërisë, njoftojmë se Shqipëria i ka hapur kufijtë në datën 1 qershor 2020.

  • Nuk ka asnjë kufizim në hyrje , qoftë test Covid-19 apo dokument i veçantë.

 

  • Për të gjithë individët që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore :
  • Nuk aplikohet detyrimi i karantinimit 14 ditor përvec rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore;
  • Në pikat kufitare nuk kërkohen dokumenta specifikë, për të hyrë në territorin shqiptar;
  • Në rast hyrjeje në Shqipëri nga kufijtë tokësorë, informohuni mbi rregulloret e shteteve të tjera ku do kalohet gjatë udhëtimit, pasi ndryshojnë nga shteti në shtet.
  • Shtetasit që udhëtojnë në rrugë tokësore për në Shqipëri duhet të marrin informacion paraprak në Ambasadat e shteteve përmes të cilave do të kryejnë tranzit, për të qenë të qartë mbi rregullat e vendosura nga këto shtete në kuadër të pandemisë.

 

  • Individët që udhëtojnë në rrugë detare:

Duhet të komunikojnë me Përfaqësitë Shqiptare në vendet nga do të nisen me mjete lundruese ose të kontaktojnë me Ambasadat përkatëse.

 

  • Për udhëtarët që udhëtojnë nga vendet e treta me avion dhe përdorin si tranzit një nga aeroportet ndërkombëtare, të mbahet parasysh se:

Nuk do të lejohen të dalin nga zona e tranzitit të aeroportit dhe se nuk do të lejohen të vijojnë udhëtimin e tyre nëse destinacioni pasues është një vend tjetër i hapësirës Schengen, pasi kjo lëvizje nuk konsiderohet tranzit, por hyrje në hapësirën Schengen, prandaj autoritetet aeroportuale do t’i kthejnë në vendet nga kanë mbërritur.

 

  • Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokollëve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë këto rregulla:
  • Duke filluar nga 30 gusht 2021 deri më datë 1️3 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

    • Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.
    • Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.
    • Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.
    • Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.

    Nga ky rregull përjashtohen:

    • Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve;
    • Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;
    • Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
    • Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh;
    • Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;
    • Personat nën moshën 18 vjeç.
  • Aeroporti ka vendosur pika të automatizuara ku udhëtarët mund të pajisen me maskë (e detyrueshme për ambientet e brendshme) si dhe dezinfektantë
  • Në momentin e check-in do të nënshkuhet një deklaratë mbi statusin e tyre në lidhje me COVID-19 përpara se të pajisen me boarding pass;
  • Pasagjerët gjatë qëndrimit në aeroport duhet të respektojnë distancën sociale 1.5 metra gjatë gjithë kohës së qëndrimit në aeroport.
  • Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur;
  • Inkurajohet kryerja e check-in online për të shmangur radhët dhe kontaktet fizike.
  • Kërkohet që në rast se pasagjerët shfaqin simptoma, atëherë të mos ndërmarrin

udhëtime por të zbatojnë rregullat e vendosura nga shtetet përkatëse.

Duke filluar nga 30 Gushti 2021:

 

  • Kufizim i lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Lejohet lëvizja vetëm për arsye shëndetësore ose emergjencë. Përdorni aplikacionin E-Albania për leje specifike.
  • Do të vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social, si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës dhe që konsiderohen persona në risk.
  • Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika lejohet deri në orën 22:00.
  • Baret, restorantet janë të mbyllura nga ora 23:00 deri në orën 06:00, me përjashtim të shërbimit “delivery”

 

  • Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.
  • Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
  • Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve/ pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.

 

  • Vizitoni faqen e Autoritetit të Aviacionit Civil http://www.aac.gov.al/për informacion të përditësuar në raport me fluturimet dhe listën e vendeve.
  • Për informacione të mëtejshme në lidhje me COVID-19 vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë https://shendetesia.gov.al/category/lajme/ose telefononi në numrin 127. Për këshillim psikologjik telefononi linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies