Dua Lipa shijon pushimet në Shqipëri

 Ylli i muzikës Dua Lipa po kalon disa ditë pushimi në Shqipëri së bashku me familjen, të dashurin Anëar Hadid dhe grupin e saj. Në fillim, Dua Lipa vizitoi Tiranën për të parë nga afër punimet e kopshtit “Sunny Hill” të financuar nga fondet e mbledhura nga Dua Lipa dhe organizata e saj.

Këtë vizitë Dua Lipa e ka postuar në profilin e saj në Instagram, ku shkruan: “Ishte një nder të isha sot në Tiranë, Shqipëri për të parë ndërtimin e “Kopshtit Sunny Hill” në qendër të qytetit. Pasi ra tërmeti në 2019 unë me miqtë krijuam bluzat për fushatën “Lutu për Shqipërinë” fal dhurimeve tuaj, të cilat i dyfishova dhe këto para shkuan për ndërtimin dhe furnzimin e këtij kopshti për 300 fëmijë.  Jam e lumtur që jam sot këtu me familjen dhe miqtë e mi. Falenderoj Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën gjatë procesit.

Kopshti hapet në 15 Shtator 2021! Faleminderit @sunnyhillfoundation”.

Dua Lipa gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ka promovuar në mediat e saj sociale vendet e bukura të Shqipërisë, ku fansat e kanë komplimentuar se si ajo tregon krenarinë shqiptare.

Vizita e saj në Shqipëri nuk i ka shpëtuar syrit të disa gazetave Britanike të cilat i kanë kushtuar artikuj qëndrimit të saj në vendin tonë.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies