Çfarë të bëni në Mars në Tiranë

Muaji Mars, sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë. Është koha kur mund të admironi lulëzimin e pemëve te Parku i Madh i Liqenit, te rruga e Kavajës, te Xhamlliku dhe pemët përgjatë lumit Lana.

Koha fillon e ngrohet, dita fillon e bëhet më e gjatë dhe njerëzit kanë më shumë mundësi të shijojnë natyrën. E rëndësishme është të mbajmë masat mbrojtëse kundër Covid19.

Në vitet e kaluara kur nuk ekzistonte Covid, muaji Mars pritej me shumë entuziazëm nga ne shqiptarët për shkak të disa ditëve të shënuara si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës (8 Mars), Festa e Ditës së Verës 14 Mars, dhe më 20 Mars festohet Dita e Nevruzit. Edhe këtë vit nuk do te kemi mundësi të festojmë në grumbullime masive siç ndodh për Ditën e Verës, por jemi të lirë të shijojmë natyrën.

 

7 Marsi dhe 8 Marsi

Dikur 7 Marsi, festa e Mësuesve festohej duke shkuar te shtëpitë e mësuesve. Një grup nxënësish, më të mirët, shkonin me lule ose dhurata për të falenderuar mësuesin për mësimdhënien dhe ai ose ajo i priste me gjithë të mirat. Sot 7 marsi ende festohet, por brenda mjediseve të shkollës, dhe tradita e luleve vazhdon. 

8 Marsi dikur ishte dhe Festa e Nënave, ku ishte një moment për të falenderuar nënat tona që na rritën dhe mbështetën. Në këtë ditë të gjithë ndihmonin nënën që të mos lodhej me punët e shtëpisë dhe i bënin dhurata. Sot ka marrë kuptimin e festës ndërkombëtare të Gruas si kudo në botë. Përsëri shumica e grave preferojnë të festojnë, duke dalë për drekë apo darkë me koleget apo mikeshat e tyre, megjithatë ka plot gra që protestojnë për më shumë të drejta dhe mundësi e barazi me burrat. 

14 Mars- Dita e Verës

Në 14 Mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë pagane e ardhur nga kohët e lashta. Elbasani është qyteti i cili e ka në traditë këtë festival (lexoni këtu) por vitet e fundit vëmendja është kthyer dhe në Tiranë, ku çdo vit ka pasur aktivitete të shumta. Tashmë dihet që këtë here do të mungojnë aktivitetet argëtuese për shkak të situates kufizuese. Lajmi i mire është që nuk do të kemi mbyllje dhe mund të dalim me familjen për piknik në natyrë.

22 Mars-Dita e Novruzit

Dita e Sulltan Novruzit, është ditë pushimi në Shqipëri.  Kjo ditë lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Art dhe Kulturë

Për të apasionuarit pas artit do të kenë mundësi të shohin ekspozita të Galeria Kombëtare e Arteve si dhe në COD center te Kryeministria.

Sa i përketë shfaqjeve teatrale do të transmetohen live stream në Facebook. Të gjitha teatrot në Shqipëri janë bërë bashkë për të sjellë shfaqjet e tyre më të mira për publikun online. Po kwshtu dhe Teatri i Operas dhe Baletit do të vazhdoj me shfaqjet online.

Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit është një event mjaft interesant që ia vlen të ndiqet. Ky është edicioni i katërt dhe do të zhvillohet nga data 13 deri 24 Mars 2021 në Muzeun Historik Kombëtar.

Shijoni natyrën

Ka plot vende të bukura natyrore në Tiranë ku mund të shijoni ardhjen e pranverës. Për një eksperiencë unike ne ju rekomandojmë një udhëtim me teleferik me Dajti Ekspres drejt malit të Dajtit, për një panoramë fantastike të Tiranës.

Nëse dëshironi të eksploroni vende dhe atraksione të tjera natyrore në Tiranë, këtu gjeni një listë me turet që ne organizojmë. Në fillim të marsit hapet dhe konkursi sezonal #TiranaSpring2021, merrni pjesë duke postuar fotot në Instagram të pranverës në Tiranë.

Kujdesuni për veten dhe shijojeni Marsin në Tiranë!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies