Çfarë të bëni në Shkurt në Tiranë

Pas Janarit të ftohtë dhe të zymtë, thuajse të gjithë mezi presin muajin Shkurt. Disa mezi e presin prej festës së Shën Valentinit, e disa e duan sepse është muaji i fundit i dimrit. Shkurti është si pranvera e ardhur herët me çeljen e mimozave ku do ti shihni shpesh nëpër lagjet e Tiranës.

Jemi ende në kohë pandemie dhe kufizimesh por sërish ne mund t’i gëzohemi jetës, dashurisë e natyrës. Shkurti është muaji i dashurisë ndaj dhuroni sa më shumë dashuri e ngrohtësi jo vetëm partnerit ose partnerës por edhe të afërmve tuaj.

Në Shkurt një datë e rëndësishme është 11 Shkurti 1920, kur u shpall Tirana kryeqytet.

Këto data të rëndësishme janë kujtuar gjithmonë me organizime dhe evente të ndryshme në kryeqytet, por këtë vit aktivitetet do të jenë të kufizuara dhe me numër të paktët pjesëmarrësish për shkak të pandemisë.

Në këtë artikull ne duam t’ju tregojmë se si mund ta shijoni muajin Shkurt në Tiranë.

 

Shijoni natyrën

Natyra është falas. Dilni sa më shpesh në natyrë dhe dhurojini vetes qetësi. Në Tiranë ka shumë parqe dhe hapësira ku mund të bëni ecje, shëtitje me biçikletë apo dhe vetëm të shlodheni si: Parku i Liqenit Artificial, Liqeni i Farkës, Liqeni i Kasharit etj.

Për të apasionuarit pas ngjitjeve në male apo zbulimit të vendeve të reja, guidat organizojnë udhëtime duke respektuar protokollin e mbrojtjes kundër Covid-19. Mali i Dajtit dhe Mali me Gropa janë dy destinacione mjaft të vizituar në këtë periudhë të vitit, sepse janë të mbuluar me borë.

 

Aktivitete artistike

Në Tiranë vazhdojnë të organizohen aktivitete artistike edhe pse me kufizime dhe numër të paktë njerëzish. Të gjithë kanë nevojë për të bukurën e për tu frymëzuar, ndaj ne ju sugjerojmë të shihni ekspozitat të ndryshme, qoftë dhe ato virtuale. Teatri i Operas dhe Baletit ka nisur programin e tyre artistik. Po ashtu Teatri Kombëtar dhe teatrot e tjerë do të vijojnë me shfaqjet por do të jepen livestreaming në Facebook.

Nga e hëna në të shtunë, ora 10:00-16:00 mund të vizitoni koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve.

Pavioni “Reja” gjithmonë sjellë ekspozita dhe evente të tjera artistike, ndaj është mirë të kaloni nga “Reja” gjatë këtij muaji.

 

Shijoni qytetin e zbukuruar për Shën Valentin

Bashkia e Tiranës e ka kthyer në traditë dekorin për Shën Valentin. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Skënderbej” si dhe Parku i Liqenit Artificial janë vendet ku mund të shihni zbukurimet për Shën Valentin.

Shiko, shijo dhe bli

Dy nga pikat më interesante të qytetit që ne sugjerojmë për këtë muaj janë: Kalaja e Tiranës dhe Pazari i Ri, ku ju mund të shikoni, shijoni ushqime dhe blini produkte apo suvenire.

Brenda mureve të Kalasë së Tiranës keni një shumëllojshmëri zgjedhjesh, aty do të gjeni dyqane suveniresh, dyqane me produkta homemade, bare dhe restorante me gatime shqiptare dhe të huaja. Kalaja e Tiranës është një vend i këndshëm për të kaluar kohë me familjen ose shoqërinë.

Pazari i Ri mbetet një nga vendet më të vizituara në Tiranë, sepse aty mund të bësh pazarin e shtëpisë me produkte të freskëta të mishit, peshkut, perimeve dhe frutave. Vec kësaj, aty mund të shijoni një kafë të mirë në lokalet e këndshme si dhe mund të konsumoni drekën ose darkën në një nga restorantet.

 Shijojeni sa më shumë këtë muaj dhe mos harroni që në 28 Shkurt mbyllet dhe konkursi #TiranaWinter2021 në Instagram, ndaj postoni sa më shumë foto nga Tirana me këtë hashtag.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies