Muaji i pare i Vitit të Ri. Njerëzit janë ende duke marrë energjitë pas festave për të rinisur punën, aktivitetet e tyre, pasi jo gjithcka nis më 1 janar. Shkollat nisin më 11 janar, ndërkohë që shumica e bizneseve hapen pas datës 6 janar. Pandemia është ende mes nesh, por lajmi i mirë është se vaksina po vjen edhe në Shqipëri, ndonëse me sasi të vogla që do shkojnë për vaksimimin e mjekëve dhe pastaj të kategorive të tjera me radhë.
Kufizimet jane ende në fuqi. Nuk mund të udhëtosh në cdo vend të botës, pasi cdo gjë varet nga rregullat e vendosura nga secili shtet. Mund të udhëtosh lehtësisht në shtetet fqinje, si Maqedoni e Kosovë. Ndërkohë në disa vende nuk mund të shkosh pa patur një test që nuk je me COVID në momentin e udhëtimit.
Në Shqipëri ka ende një kufizim lëvizjeje i vendosur që në Dhjetor. Kështu nga ora 8.30 e mbrëmjes der inë 6 të mëngjesit njerëzit nuk mund të lëvizin, përvec rasteve kur kanë marrë leje më parë te www.e-albania.al.
Eventet kulturore janë ndaluar në gjithë vendin. Nuk ka teatro, nuk ka koncerte, aktivitete në hapësire. Ka vetëm disa ekspozita ku mund të shkoni duke respektuar rregullat anti covid. Kështu mund të vizitoni ekspozitën e rrallë të Michel Setboun te COD ku janë fotot e Shqipërise në një periudhë shumë të turbullt të historisë sonë. Cdo dite të COD, pas ores 10.00 deri 19.00, e hapur deri më 20 shkurt.
Çfarë të bësh në Janar 2021 në Tiranë?
Tirana është ende e paeksploruar në rrethinat e saj. Ende qytetarët e Tiranës nuk i kanë zbuluar plotësisht disa atraksione natyrore që ndodhen afër kryeqytetit. Ka shumë guida që organizojnë ture rreth Tiranës. Edhe pse nuk bie shpesh borë në qytet, është e sigurt se për gati 30 minuta apo 1 orë larg Tiranës do gjeni borë dhe mund të organizoni aktivitete të ndryshme, si ngjitje, piknik rreth zjarrit etj. Ja sugjerimet tona:
Nëse doni më shumë informacione rreth udhëtimeve jashtë Tiranë shih ketu: http://www.visit-tirana.com/sq/eksploro-tiranen/jashte-tiranes
Tirana vazhdon të jetë e dekoruar, ndoshta deri në mes të Janarit. Kështu që shijoni rrugët e ndricuara, lokalet gjithë shkëlqim dhe të ngrohta, dhe konsumoni kafe të ngrohtë me miqtë dhe ushqim të mrekullueshëm. Mos harroni të postoni foto në Tiranë nga dimri i këtij viti, me hashtagun: #tiranawinter2021. Paçi një muaj të mbarë, të shëndetshëm!
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |